Bota

Al-Azhar: Shkatërrimi i trashëgimisë irakiane krim kundër mbarë botës

Al-Azhar, një prej institucioneve më prestigjioze të islamit sunit, që ndodhet në Egjipt, dënoi dje shkatërrimin nga grupi i Shtetit Islamik të qytetit antik të Nimrudit në veri të Irakut duke kërkuar zhdukjen e këtij grupi xhihadist.

krim-irak“Kjo që organizata terroriste Daech (një akronim i Shtetit Islamik në arabisht) është duke bërë, duke shkatërruar monumentet në territoret që ajo kontrollon në Irak, Siri dhe Libi është një krim i rëndë kundër mbarë botës”, shprehu me keqardhje ky institucion.

Ai kërkoi në këtë kuadër zhdukjen e xhihadistëve të këtij grupi dhe shpëtimin e kombeve arabe dhe islamike nga diajtë e tyre duke shtuar se shkatërrimi i monumenteve ishte i ndaluar nga Sharia, ligji islamik.

”Pas shkatërrimit të thesareve arkeologjike në muzeun e Mosulit javën e kaluar dhe djegies së bibliotekës të saj, grupi i Shtetit Islamik hyri të enjten me buldozerë në Nimrud, xhevahir arkeologjik i paçmueshëm në veri të vendit”, sipas ministrisë irakiane të Turizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button