☁️
Tiranë 21°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,382 ▼ -1.36% ETH $2,350 ▼ -1.9% XRP $1.2769 ▼ -2.53% SOL $100.6800 ▼ -3.3%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Al-Bagdadin e tradhtuan! Spiuni që vodhi mbathjet e liderit të Shtetit Islamik

Kurdët sirianë pretendojnë se kishin arritur të vendosnin një spiun në rrethin e brendshëm të Abu Bakr al-Bagdadi, i cili vodhi një palë mbathje të liderit të Shtetit Islamik për të vërtetuar identitetin e tij, çka do t’i jepte pastaj dritën jeshile sulmit kundër kryeterroristit.
Forcat Demokratike Siriane (SDF) këmbëngulin se luajtën rol kryesor në gjurmimin e Bagdadit në një kompleks në veri të Sirisë, ku ai po planifikonte arratisjen përtej kufirit me Turqinë.
Donald Trump në këtë mënyrë e minimizoi rolin e SDF, që drejtoi  fushatën ushtarake kundër Isis-it me trupat amerikane, por të cilën Trump e braktisi në fillim të këtij muaji duke urdhëruar trupat amerikane të largohen cka i hapi rrugën një sulmi turk kundër kurdëve sirianë.
“Që nga 15 maji, kemi punuar së bashku me CIA-n për të ndjekur Al Baghdadin dhe për të monitoruar nga afër,” tha Polat Can, një zyrtar i lartë i SDF në Twitter. “Një prej njerëzve tanë qe në gjendje të hynte në shtëpinë ku fshihej Al Bagdadi.
Ai i ndryshonte vendbanimet shumë shpesh dhe po përgatitej të transferohej në një vend të ri në Jerablus (në kufirin me Turqinë) “. Falë mbathjeve që ky person mori, u bë i mundur një test AND-je, dhe u vërtetua se bëhej fjalë saktësisht për kreun e shtetit islamik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.