Europa
Alarm për bombë në selinë e gazetës ”Sole 24Ore”
Një alarm për bombë në gazetën e njohur italiane ”Sole 24Ore” u lëshua sot nga policia italiane.
”Rruga ‘Monte Rosa’, ku gjendet selia e gazetës, i izolua plotësisht”, njoftoi policia.
Përreth zonës ka qindra persona, gazetarë dhe njerëz kuriozë. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse dhe disa ambulanca.
Rruga ”Monte Rosa” është mbyllur dhe policia lokale ka marrë përsipër rregullimin e trafikut