☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,607 ▲0.37%
DOW 46,624 ▲0.26%
NASDAQ 21,992 ▲0.51%
NAFTA 112.13 ▲0.53%
ARI 4,678 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,803 ▲ +3.58% ETH $2,143 ▲ +3.89% XRP $1.3399 ▲ +2.83% SOL $81.8000 ▲ +2.3%
S&P 500 6,607 ▲0.37 % DOW 46,624 ▲0.26 % NASDAQ 21,992 ▲0.51 % NAFTA 112.13 ▲0.53 % ARI 4,678 ▼0.04 % S&P 500 6,607 ▲0.37 % DOW 46,624 ▲0.26 % NASDAQ 21,992 ▲0.51 % NAFTA 112.13 ▲0.53 % ARI 4,678 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Alarm për kamerat e sigurisë në Kosovë, a mund të shfrytëzohen nga Serbia?

Kamerat e sigurisë të vendosura në rrugët e qyteteve të Kosovës konsiderohen nga institucionet e republikës si shumë të rëndësishme për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprave penale.

Autoritetet komunale dhe policore theksojnë se sistemi i monitorimit të tyre është i mbrojtur dhe funksionon në përputhje me ligjet në fuqi, ndërsa qasja në të dhënat e regjistruara është e kufizuar dhe e kontrolluar vetëm nga Policia e Kosovës, duke garantuar sigurinë publike të qytetarëve por edhe atë nacionale të vendit.

Në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut, Prizren, Obiliq por edhe komuna tjera të Republikës, kamerat publike që shteti i ka vendosur, kryesisht nëpër rrugë, janë të monitoruara dhe mbikëqyren rreptësishtë nga Policia e Kosovës, duke mos lënë hapësirën që ndonjë entitet apo vend tjetër, si Serbia në radhë të parë, të mund të ndërhyjë në to.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka deklaruar për se kamerat e sigurisë të vendosura në kryeqytet nuk paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve e as për atë kombëtare. Përkundrazi, sipas tij, ato janë në shërbim të sigurisë së qytetarëve por edhe të vetë shtetit.

Fushtica ka bërë të ditur se këto kamera janë prodhim kanadez e jo rus ose kinez. Firma e tyre është AVIGILION, që siç pretendon drejtori komunal, garantojnë standardet më të lartë të sigurisë.

Drejtori i forcave të rendit për rajonin e Prishtinës, Bekim Bislimi, tregon për çfarë shërbejnë ato dhe çfarë të dhënash mbledhin.

Ndryshim në këto procedura nuk ka as me kamerat që janë vendosur në komunat veriore të shtetit të Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë për këtë pjesë, Veton Elshani, ka deklaruar se sistemi i kamerave funksionon në përputhje me ligjet e Kosovës dhe se procesimi i të dhënave bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë.

Sipas tij, kamerat janë të sigurta dhe nuk ka ndonjë rrezik se të dhënat e tyre mund të shfrytëzohen nga Serbia.

Kamerat e vendosura në shërbim të sigurisë publike janë të sigurta dhe të prodhimit kanadez edhe në komunën e Prizrenit, sipas drejtorit për emergjenca e siguri, Sead Arifi.

Edhe ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se kamerat publike që i vendos shteti janë të sigurta, sikur edhe të dhënat e tyre, pasi ato menaxhohen dhe monitorohen vetëm nga institucionet legjitime. Për dallim prej tyre, ato private përbëjnë rrezik. Kjo për fakti se kamerat e vendosur jo nga shteti, nuk janë të janë të mirëmbajtura apo të konfiguruara si duhet.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Lis Tahirbegolli, ka thënë se shumë kamera në pronësi private mund të jenë të ekspozuara në internet.

Ai tha se policia duhet të investojë në kibernetikë, të bashkëpunojë me aleatë si NATO, SHBA e BE për inteligjencë kërcënimesh ndërsa bën thirrje të krijohet një ligj për detyrim të raportimit të incidenteve kibernetike.

Edhe eksperti tjetër i kibernetikës, Halil Berisha ka theksuar se kamerat e monitoruara nga Policia e Kosovës janë të sigurta, por nuk mund të thuhet njëjtë edhe për kamerat private.

Sipas tij, Izraeli ka ndërhyrë në Iran duke shfrytëzuar të dhënat e kamerave të sigurisë, ndërsa nuk e përjashton mundësinë që edhe Serbia të tentojë të bëjë diçka të ngjashme me kamerat e sigurisë private në Kosovë, e posaçërisht me ato në veri të vendit.

Berisha thotë se një ndërhyrje e tillë mund të bëhet përmes komprometimit të rrjeteve ku janë të lidhura këto kamera.

Megjithatë, ai deklaron që Serbia nuk ka kapacitetet teknike e as profesionale të bëj një sulm të tillë. Nga ana tjetër, qytetarët thonë se nuk besojnë që kamerat publike të rrezikojnë sigurinë dhe privatësinë e tyre. Banori i Drenasit, Alban Hasani deklaron se ndihet më i sigurt prej kur janë vendosur kamerat.

Ndërkohë, Agron Balaj ka shtuar se këto kamera janë tejet të rëndësishme pasi me to siç tha, mund të zbulohen vepra të liga që mund të kryhen nga persona të ndryshëm.

Kujdes në lidhje me sigurinë kibernetike që mund të afektojë edhe atë nacionale, i është kërkuar Kosovës edhe me marrëveshje dhe angazhime ndërkombëtare. Në marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020 nga ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, parashihet që Kosova të mos blejë pajisje teknologjike nga Kina apo Rusia. E njëjta gjë i ishte kërkuar edhe Serbisë. Në këtë marrëveshje thuhet se të dyja palët duhet të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G të furnizuara nga shitës të pa-besueshëm në rrjetet e tyre të komunikimit. Nëse pajisje të tilla janë të pranishme, të dyja palëve u ishte kërkuar të angazhohen për heqjen e tyre dhe për ndërmarrjen e masave të tjera korrigjuese

The post Alarm për kamerat e sigurisë në Kosovë, a mund të shfrytëzohen nga Serbia? appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.