🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,121 ▼1.11%
DOW 49,987 ▼0.06%
NASDAQ 23,256 ▼2.01%
NAFTA 83.53 ▲1.8%
ARI 3,526 ▼1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,920 ▼ -0.17% ETH $1,684 ▼ -0.04% XRP $0.9264 ▲ +0.38% SOL $69.5200 ▲ +0.01%
S&P 500 7,121 ▼1.11 % DOW 49,987 ▼0.06 % NASDAQ 23,256 ▼2.01 % NAFTA 83.53 ▲1.8 % ARI 3,526 ▼1.82 % S&P 500 7,121 ▼1.11 % DOW 49,987 ▼0.06 % NASDAQ 23,256 ▼2.01 % NAFTA 83.53 ▲1.8 % ARI 3,526 ▼1.82 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Kronika

Alarmi/ Abuzimet seksuale me të mitur, Policia evidentoi 19 raste në 11 muaj! Të paktën 20 persona të dyshuar, 15 në pranga

13-vjeçarja nga Shkodra, e cila u gjet në kryeqytet e abuzuar seksualisht, pas gati 2 javësh pasi familja kishte denoncuar largimin e saj nga banesa, është rasti i 19-të i kësaj natyre i evidentuar nga Policia e Shtetit gjatë 11 muajve të këtij viti.

Sipas statistikave të policisë, për këtë periudhë janë regjistruar 19 raste të marrëdhënieve seksuale me të mitura, me 20 autorë të identifikuar, 15 prej të cilëve janë arrestuar ose ndaluar, dy ndiqen në gjendje të lirë dhe tre janë shpallur në kërkim.

Hetimet për këto raste synojnë të dokumentojnë jo vetëm abuzimin seksual, por edhe mënyrën se si të miturit përfshihen në këto situata, kontaktet me personat e dyshuar dhe nëse marrëdhëniet janë shoqëruar me përfitime financiare. Në disa prej episodeve, dyshimet e hetuesve janë se autorët i kanë joshur të miturat në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Një tjetër element që del nga hetimet është shtrirja gjeografike e këtyre rasteve. Lëvizjet nga një qytet në tjetrin dhe kontaktet me persona të ndryshëm e bëjnë më kompleks dokumentimin e plotë të ngjarjeve. Për këtë arsye, kamerat e sigurisë, verifikimi i itinerareve dhe dëshmitë e të miturve janë ndër provat kryesore për identifikimin e personave të dyshuar.

Rasti i 13-vjeçares nga Shkodra është një prej tyre. Pas denoncimit të nënës për largimin e saj nga banesa, policia nisi kërkimet në bashkëpunim me disa drejtori vendore dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës Amerikane.

E mitura u gjet pas disa ditësh në Tiranë. Sipas hetimeve, ajo kishte udhëtuar në disa qytete të vendit, ku dyshohet se ishte abuzuar seksualisht nga persona të ndryshëm. Në kuadër të këtij hetimi janë ndaluar 46-vjeçari Adrian Qerimi dhe 49-vjeçari Elton Vrenozi, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.