🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,655 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.9% XRP $1.3289 ▼ -1.3% SOL $82.2200 ▼ -2.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Libri

“Albanian Books” – Ministria e kulturës harton katalogun me 32 autorë shqiptarë

Ministria e Kulturës ka hartuar së fundmi katalogun “Albanian Books”, i cili përbëhet nga 32 autorë.

Lajmin e bën të ditur vetë MK-ja në adresën e saj zyrtare në internet ku thekson se shpresohet që ky katalog të pasohet nga katalogët e përvitshëm që do të përmbajnë titujt më të mirë të vitit të sugjeruar për përkthimin dhe botimin jashtë vendit.

Sakaq MK sqaron se në hartimin e këtij katalogu prej 32 autorësh të përgatitur nga Drejtoria e Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimit, janë mbajtur parasysh disa kritere.

“Janë përzgjedhur autorë me krijimtari të pasur pas viteve ’90 vepra e të cilëve është vlerësuar nga kritika, janë nderuar me çmime apo janë ndjekur nga lexuesi vendas si Luljeta Lleshanaku, Arian Leka, Agron Tufa, Ardian Kyçyku, Ridvan Dibra, Arben Dedja, etj. Po kështu janë përzgjedhur edhe autorë të afirmuar që para viteve ’90, të cilët janë ende aktivë në fushën e letrave si: Zija Çela, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj etj” sqaron MK.

“Në serinë e këtyre autorëve prodhimtarë e të vlerësuar në këto 25 vjet mungojnë disa nga emrat më të njohur të letrave shqipe si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Kongoli, Xhevair Spahiu, Moikom Zeqo, Ben Blushi e të tjerë, përfshirja e të cilëve nuk u gjykua e domosdoshme, duke qenë se autorëve të mësipërm u është dhënë tashmë mundësia të përkthehen dhe të botohen në shumë gjuhë”, vijon informacioni i MK-së.

Në mungesë të agjencive letrare që mbulojnë këtë veprimtari, Ministria e Kulturës vendosi të hartojë këtë katalog (me të njëjtin titull me faqen e re të internetit kushtuar letërsisë shqipe “Albanian Books”).

Vështirësia për përkthimin në kohë të materialeve letrare ka lënë jashtë katalogut dhe shumë shkrimtarë të tjerë të denjë për t’u përfshirë, si Rudolf Marku apo Lindita Arapi, informacioni mbi të cilët do të vijojë në botimet e ardhshme kataloguese.

Seria e veprave të paraqitura në këtë katalog dëshmon për një letërsi shqiptare të begatë dhe për autorë të konsoliduar në krijimtarinë e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.