☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.74 ▲0.89%
ARI 4,788 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,341 ▲ +1.51% ETH $2,212 ▲ +0.62% XRP $1.3576 ▲ +0.68% SOL $84.4500 ▲ +1.89%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.74 ▲0.89 % ARI 4,788 ▼0.62 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.74 ▲0.89 % ARI 4,788 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

“Albpetrol” në 9 muaj arkëton në buxhet 12 milionë usd më shumë se vjet

Puse-nafte2Gjatë 9 muajve Janar-Shtator shoqëria publike “Albpetrol” derdhi në buxhetin e shtetit rreth 35 milionë usd, me një rritje prej 12 milionë usd më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Në 9 muaj “Albpetrol” faturoi për shitje dhe shpenzime më se 9 miliardë lekë, një rritje e ndjeshme në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitit të kaluar, kur faturimet ishin 4 miliardë lekë, ose 46 milionë USD me pak.
Rritja e faturimeve dhe të ardhurave të shoqërisë ndikoi direkt në rritjen e kontributeve të derdhur në buxhetin e shtetit, bëjnë të ditur burimet nga “Albpetrol”, të dhënat e të cilës u bënë publike në analizën e punës për 9-mujorin. .
Sipas burimeve, pas shumë vitesh “Albpetrol” është kthyer në një nga financuesit më të mëdhenj në buxhetin e shtetit.
Rritja e të ardhurave ka bërë që shoqëria “Albpetrol” jo vetëm që ka rritur kontributet në buxhetin e shtetit, por ka shlyer të gjitha borxhet e grumbulluara gjatë viteve të kaluar. Vetëm ndaj OSHEE shoqëria ka shlyer më se 10 milionë usd detyrime dhe kamatë vonesa të krijuara në vitet 2008-2013.
Në 9 muaj “Albpetrol” përmirësoi dhe nivelin e humbjeve fizike të naftës dhe deri në fund të vitit ka planifikuar që niveli i humbjeve fizike/ton naftë të arrijë në 650 ton naftë. Në vitin 2013 humbjet fizike arritën shifrën 7.259 tonëve naftë humbje fizike, me vlerë më shumë se 4 milionë usd, bënë të ditur burimet

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.