☁️
Tiranë 27°C · Vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.04 ▼3.16%
ARI 4,398 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $85,169 ▲ +5.71% ETH $2,732 ▲ +5.81% XRP $1.4882 ▲ +8.01% SOL $117.1200 ▲ +8.12%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.04 ▼3.16 % ARI 4,398 ▼0.62 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.04 ▼3.16 % ARI 4,398 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kosova

Aleanca: Mbështesim çdo iniciativë ligjore për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë

Aleanca ka deklaruar se mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Përmes një deklarate, partia ka theksuar se qëndrimi i saj institucional ndaj këtij procesi ka mbetur i pandryshuar.

“Aleanca, duke mbetur konsistente me qëndrimin e saj institucional që nga fillimi, mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë”, thuhet në deklaratë.

Aleanca ka përsëritur gjithashtu qëndrimin e saj se lufta e UÇK-së për çlirimin e Kosovës ishte e drejtë.

“Duke besuar thellë se lufta e popullit të Kosovës për liri, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme, qëndrojmë fuqishëm në bindjet tona”, ka deklaruar Aleanca.

Partia ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë — Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi — do të shpallen të pafajshëm.

“Besojmë se në fund të këtij procesi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të dalin të pafajshëm”, thuhet më tej në deklaratë.

Aleanca ka kërkuar që institucionet e Kosovës të angazhohen për mbështetjen e procesit, duke theksuar se synimi duhet të jetë përfundimi i tij me drejtësi të plotë.

“Kosova dhe institucionet e saj duhet të bëjnë gjithçka që ky proces të përfundojë ashtu siç duhet, me drejtësi të plotë”, përfundon deklarata. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.