☁️
Tiranë 26°C · Vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,720 ▲0.91%
DOW 51,923 ▲0.47%
NASDAQ 26,909 ▲1.46%
NAFTA 92.17 ▼4.07%
ARI 4,377 ▼1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $85,616 ▲ +6.33% ETH $2,735 ▲ +6.05% XRP $1.4863 ▲ +7.94% SOL $118.5300 ▲ +9.61%
S&P 500 7,720 ▲0.91 % DOW 51,923 ▲0.47 % NASDAQ 26,909 ▲1.46 % NAFTA 92.17 ▼4.07 % ARI 4,377 ▼1.07 % S&P 500 7,720 ▲0.91 % DOW 51,923 ▲0.47 % NASDAQ 26,909 ▲1.46 % NAFTA 92.17 ▼4.07 % ARI 4,377 ▼1.07 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kosova

Denimet jo më shumë se 15 vjet dhe transferimi i rasteve në Kosovë – çka parasheh projektligji i PDK-së për Specialen?

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka proceduar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ky hap vjen si iniciativë politike e ligjore pas verdiktit të datës 16 shtator 2026 ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas memorandumit shpjegues që shoqëron nismën, propozimi synon rivendosjen e juridiksionit të Speciales brenda kornizës fillestare kushtetuese dhe mbrojtjen e legjitimitetit të luftës çlirimtare nga përcaktimet e përgjithshme si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Çfarë përmban konkretisht nisma e PDK-së?

Projektligji përcakton që Gjykata Speciale mund të merret vetëm me pretendimet specifike që rrjedhin nga Raporti i Këshillit të Evropës (Dok. 12462, viti 2011) — me fokus te pretendimet për trafikim organesh apo krime direkte lidhur me to. Ajo zhvishet nga e drejta për të gjykuar krime të përgjithshme lufte apo krime kundër njerëzimit.

Fushëveprimi kohor i veprave që mund të trajtohen në Hagë kufizohet ekskluzivisht për periudhën 1 korrik 1999 deri më 31 dhjetor 2000.

Propozohet që dënimi maksimal që mund të shqiptohet nga Dhomat e Specializuara të mos i kalojë 15 vjet burgim, duke aplikuar parimin ligjor të normës më të favorshme.

Të dënuarit gjithashtu parashihet t’i vuajnë dënimet në institucionet e veta korrektuese në Kosovë dhe t’u njihet e drejta e faljes nga Presidenti i Kosovës.

Për të gjitha akuzat ose rastet që nuk i mbulojnë specifikat e reja, gjykata duhet të shpallë moskompetencë brenda afateve të përshpejtuara (15–30 ditë) dhe t’i transferojë dosjet, provat dhe të ndaluarit te Departamenti Special dhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së ligjeve në nivel abstrakt i hiqet Dhomës së Specializuar Kushtetuese në Hagë dhe i kthehet ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Prishtinë.

Kuvendi merr të drejtën të autorizojë organizata ndërkombëtare të specializuara për të mbikëqyrur punën e Speciales nga pikëpamja e të drejtave të njeriut dhe gjykimit të drejtë.

Sipas nenit 26, rastet që tani janë aktivisht në gjykim do të vazhdojnë sipas rregullave ekzistuese derisa Paneli i Gjykatës së Apelit në Hagë të nxjerrë aktgjykimin.

Sidoqoftë, pas kësaj faze, çfarëdo mjeti tjetër juridik apo ankesë e mëtejshme do t’i kalojë automatikisht Gjykatës Supreme të Kosovës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.