roze
Alessandra Ambrosio vazhdon pushimet
Ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer si një modele të brendshmesh dhe kostumesh banje. Arsyeja? Trupi i saj i mrekullueshëm, që edhe në moshën 35-vjeçare është zilia e të rejave. Po flasim natyrisht për Alessandra Ambrosion.
Modelja braziliane ndodhet në Ibiza, aty ku po kalon disa ditë në plazh së bashku me të fejuarin dhe dy fëmijët e saj.
Kohët e fundit, në një intervistë për “Cosmopolitan”, Alessandra tregoi sekretin e marrëdhënies së lumtur me partnerin e saj, me të cilin ka 8 vite fejuar.
“Udhëtoj gjatë gjithë kohës. Mendoj se kjo më bën që ta mbaj gjallë shkëndijën. Nuk më pëlqen të rri në shtëpi. Edhe pse kemi fëmijë, mundohemi të gjejmë kohë për njëri-tjetrin”, deklaroi modelja.