Politika
Alfano telefonon Tahirin: Jemi në krahun tuaj
Pas shpërthimeve të orëve të mëngjesit të së martës në Tiranë, një nga të cilët kishte në shënjestër farmacine e babait të Ministri të Brendshëm, Saimir Tahiri, ky i fundit ka marrë një telefonatë nga homologu italian, Angelino Alfano.
Alfano i ka dënuar ashpër episodet e dhunës që tronditën të martën kryeqytetin shqiptar, të cilat i cilësoi si ‘akte të rënda frikësuese kundër homologut të vet’.
“Ne mbetemi vendoshmërisht në krah të Shqipërisë në luftën tonë të përbashkët në mbrojtjen e drejtësisë dhe ligjshmërisë”, mësohet të jetë shprehur ai gjatë telefonatës së gjatë me Tahirin, të cilën agjensia ialiane e lajmeve ANSA e përshkruan si “mjaft të përzemërt”.