Maqedonia

Ali Ahmeti: marrja e jetës së tjetrit është çmenduri

Kanë vazhduar shprehjet e ngushëllimit të politikës dhe shoqërisë në Maqedoni për vrasjet e mbrëmshme në Paris. Ali Ahmeti i quan çmenduri vrasjet në Paris, njofton Telegrafi.

‘Marrja e jetës së tjetrit dhe këto akte terroriste nuk bëhen në emër të asnjë kombësie, asnjë race, asnjë feje, por janë akte çmendurie që meritojnë dënimin më të madh dhe nuk zënë vend në botëkuptimet tona.

Franca dhe populli francez do të përballojnë këtë sulm mbi mënyrën tonë të jetesës bashkë me të gjithë neve që rreshtohemi në rradhët e atyre që duan paqë, tolerancë, bashkëjetesë dhe mirëkuptim, e jo urrejtje ndërnjerëzore.

Më lejoni që t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave nga sulmi i djeshëm makabër në Pariz ndërsa të gjithë të lënduarve tju uroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre.’ përfundon kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button