☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 98.37 ▼0.66%
ARI 4,194 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,164 ▲ +0.16% ETH $2,413 ▼ -0.13% XRP $1.2987 ▲ +0.12% SOL $104.4500 ▲ +0.47%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.37 ▼0.66 % ARI 4,194 ▲0.32 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.37 ▼0.66 % ARI 4,194 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kronika

Me makinë të blinduar rrugëve të Kurbinit, jelek antiplumb e shpatë, arrestohet 35-vjeçari! Kishte thyer masën e ‘arres

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Mbështetjes Operacionale për Hetimin, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Blindi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Elson Picaku, 35 vjeç, dhe Zef Kolndreu, 31 vjeç, të dy banues në Laç.

“Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë në qytetin e Laçit, duke lëvizur me një automjet luksoz të blinduar, tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi E. P. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi E. P. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shtetasit Z. K., pasagjer në automjet, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një jelek antiplumb dhe një armë e ftohtë (shpatë)”, njofton policia.

Automjeti i blinduar, që dyshohet se është përfituar nga të ardhura me burime të dyshimta, lënda narkotike, sendet e kundërligjshme dhe 3 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive të kundërligjshme të këtyre shtetasve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.