Ambasada amerikane vlerëson projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe Ballkanit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka mirëpritur angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për projektin e hidrocentralit të Skavicës, duke e cilësuar atë si një investim strategjik për sigurinë energjetike të vendit dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ambasada amerikane thekson se realizimi i këtij projekti do të garantojë furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët shqiptarë.
Sipas ambasadës, hidrocentrali i Skavicës do të krijojë gjithashtu mundësi për investime të sigurta, si dhe hapësira të reja bashkëpunimi për kompanitë dhe punonjësit amerikanë.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj projektit të hidrocentralit të Skavicës, një projekt strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe të rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor. Skavica do të ofrojë furnizim të qëndrueshëm me energji për shqiptarët, një rrugë të qartë për investime të sigurta, si dhe mundësi për kompanitë dhe punonjësit amerikanë”, thuhet në njoftim.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.