🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 81.56 ▼1.07%
ARI 3,596 ▼2.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $62,060 ▼ -2.81% ETH $1,757 ▼ -2.69% XRP $0.9632 ▼ -2.03% SOL $72.4400 ▼ -2.87%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.56 ▼1.07 % ARI 3,596 ▼2.44 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.56 ▼1.07 % ARI 3,596 ▼2.44 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Bota

GTA 6 thyen rekordet që në ditën e parë, 2.36 miliardë dollarë të ardhura dhe 24.5 milionë kopje të shitura

Grand Theft Auto 6 (GTA 6) ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm që në ditën e lançimit, duke gjeneruar rreth 2.36 miliardë dollarë të ardhura nga paraporositë dhe shitjet e ditës së parë. Sipas vlerësimeve të platformës analitike Sensor Tower, deri të enjten në mbrëmje ishin shitur rreth 24.58 milionë kopje të lojës së shumëpritur.

Megjithatë, zhvilluesi Rockstar Games dhe kompania mëmë Take-Two Interactive nuk kanë publikuar ende shifra zyrtare të shitjeve, ndonëse kërkesa për lojën është cilësuar si e pashembullt. Vlerësimet e Sensor Tower përfshijnë si blerjet paraprake, ashtu edhe ato të realizuara në ditën e publikimit.

GTA 6 u lançua më 19 nëntor për platformat PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S, duke i dhënë fund një pritjeje 13-vjeçare që nga publikimi i GTA V në vitin 2013.

Suksesi i pjesës së re vjen pas rekordeve të vendosura nga paraardhësi i saj. Sipas Take-Two, Grand Theft Auto V gjeneroi më shumë se 800 milionë dollarë në shitje me pakicë vetëm gjatë 24 orëve të para të publikimit, ndërsa deri më tani ka shitur afro 235 milionë kopje në mbarë botën.

Historia përqendrohet te dy personazhet kryesore, Luçia dhe Jason, të cilët përfshihen në një operacion kriminal të dështuar, duke u bërë pjesë e një komploti më të gjerë në të gjithë shtetin.

E njohur për botën e saj të hapur, historitë e lidhura me krimin dhe satirën ndaj shoqërisë amerikane, seria GTA ka ndërtuar ndër vite një nga komunitetet më të mëdha të lojtarëve në botë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.