Politika

Ambasada e SHBA-së: Mbështetje për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin

Ambasada e SHBA-së në Tiranë deklaron se mbështet ligjin për dekriminalizimin dhe zbatimin e plotë të tij, si dhe mirëpret përpjekjet e parlamentit  për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të këtij ligji.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë në nje status të saj në Facebook, shkruan se, “sot, ekspertë teknikë nga Shtetet e Bashkuara,  bënë një prezantim në parlamentin shqiptar mbi praktikat më të suksesshme në SHBA për hetimin e të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe udhëheqësve politikë. Prezantimi u organizua nga Ambasada e SHBA, në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit të miratuar së fundi”.

“Ambasada mirëpret përpjekjet e parlamentit për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të këtij ligji të rëndësishëm, dhe mbështet me forcë zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button