Ambasada e SHBA-së: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për prioritetet e përbashkëta
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
Në një deklaratë të publikuar të enjten, Ambasada amerikane tha se pret të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për çështje që lidhen me paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë.
“Ambasada e SHBA-së pret të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen, stabilitetin rajonal dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.