⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 92.45 ▼2.28%
ARI 4,339 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,227 ▲ +0.8% ETH $2,704 ▲ +2.07% XRP $1.5962 ▲ +8.36% SOL $119.5300 ▲ +5.24%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.45 ▼2.28 % ARI 4,339 ▲0.95 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.45 ▼2.28 % ARI 4,339 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Trump dhe Xi sinjalizojnë kapitull të ri bashkëpunimi

UASHINGTON, 25 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, gjatë darkës zyrtare dje në Shtëpinë e Bardhë, të organizuar për nder të presidentit kinez Xi Jinping.

Trump dhe Xi e përmbyllën ditën e dytë të vizitës së presidentit kinez në SHBA, me një darkë ku të ftuarit ishin veshur me kostume zyrtare.

Trump tha se të dy vendet kanë sisteme të ndryshme politike, por marrëdhëniet mes popujve amerikan dhe kinez vazhdojnë të jenë të forta.

Ai shtoi se marrëdhëniet mes tij dhe Xi-së nuk kanë qenë asnjëherë më të mira.

Trump vlerësoi Xi-në dhe bashkëshorten e tij, Peng Liyuan, duke i cilësuar si njerëz të jashtëzakonshëm.

Ai u dhuroi një statujë të shqiponjës, simbol kombëtar i SHBA-së.

Trump tha se të dyja palët mund të vazhdojnë të ndërtojnë një marrëdhënie, që sjell prosperitet dhe siguri për brezat e ardhshëm.

Nga ana e tij, Xi falënderoi Trump dhe bashkëshorten e tij, Melania Trump për mikpritjen.

Ai tha se bisedimet mes dy vendeve kishin sjellë mirëkuptim të përbashkët për shumë çështje dhe kishin përcaktuar drejtime të reja për marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Xi tha se Kina dhe SHBA-ja duhet të veprojnë si fuqi të mëdha të përgjegjshme, të marrin parasysh interesat e popujve të tyre dhe të gjejnë mënyra që të bashkëjetojnë përmes bashkëpunimit.

Ai theksoi gjithashtu se Kina dhe SHBA-ja duhet të jenë partnerë dhe jo rivalë, duke bërë thirrje për marrëdhënie të qëndrueshme, bashkëpunim dhe konkurrencë të kontrolluar.

Bashkëpunim në teknologji dhe inteligjencë artificiale

Më herët gjatë ditës, Trump dhe Xi theksuan nevojën për më shumë komunikim dhe bashkëpunim mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Xi ftoi 100 mijë shtetas amerikanë të studiojnë në Kinë. Ndërkohë, Kina pritet të dërgojë dy panda në një kopsht zoologjik amerikan, si shenjë miqësie mes dy vendeve.

Trump tha se gjatë bisedimeve do të merren vendime për çështje të rëndësishme, përfshirë sigurinë, teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.

Ai përdori termin “super intelligencë” për inteligjencën artificiale shumë të avancuar.

Sipas Trump, vendimet që merren në këto fusha, mund të ndikojnë në paqen dhe mirëqenien e dy vendeve për shumë dekada.

Vizitë me ceremoni të veçantë

SHBA-ja organizoi një pritje zyrtare për delegacionin kinez të mërkurën në mbrëmje.

Fëmijë i pritën Xi-në dhe bashkëshorten e tij me buqeta me lule, ndërsa mbi zonën e ceremonisë fluturuan dy avionë bombardues B-1.

Në ceremoninë e pritjes kishte edhe një gardë nderi prej 21 ushtarësh, të shtëna ceremoniale me topa dhe banda e Forcave Ajrore amerikane interpretoi himnet kombëtare të dy vendeve.

Gjatë vizitës, e cila përfundon sot, pritet të diskutohen edhe konfliktet ndërkombëtare, përfshirë luftën në Iran dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Xi e vizitoi për herë të fundit SHBA-në në vitin 2023, kur mori pjesë në samitin ekonomik APEC në Kaliforni dhe u takua me presidentin e atëhershëm amerikan, Joe Biden.

Vizita e tij e fundit në Shtëpinë e Bardhë ishte në vitin 2015, gjatë presidencës së Barack Obamës.

Zgjatet armëpushimi tregtar SHBA-Kinë

Vizita nisi me një zhvillim pozitiv në fushën ekonomike. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent njoftoi të mërkurën në mbrëmje se armëpushimi tregtar mes SHBA-së dhe Kinës do të zgjatet me dy muaj.

Bessent tha për “Fox News” se marrëveshja për pezullimin e përkohshëm të konfliktit tregtar u zgjat pas një takimi të paplanifikuar mes tij dhe zëvendëskryeministrit kinez He Lifeng në Uashington. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.