⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.41 ▼0.04%
ARI 3,572 ▼3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,410 ▼ -3.79% ETH $1,734 ▼ -3.98% XRP $0.9450 ▼ -4.4% SOL $70.9900 ▼ -5.06%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.41 ▼0.04 % ARI 3,572 ▼3.09 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.41 ▼0.04 % ARI 3,572 ▼3.09 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Arte

Ambasada gjermane dhe UNICEF organizojnë shfaqjen e filmit “The Children”, në fokus dhuna ndaj fëmijëve

Në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, dhe UNICEF Shqipëri organizuan një shfaqje private të filmit “The Children”, me regji të Eduart Grishajt, duke sjellë në vëmendje çështjen e dhunës ndaj fëmijëve.

Përmes historisë së një familjeje, filmi pasqyron mënyrën se si dhuna ndaj fëmijëve mund të mbetet e fshehur brenda mureve të shtëpisë, ndërsa pasojat e saj prekin jo vetëm viktimat, por edhe familjet dhe brezat e ardhshëm.

Ambasada Gjermane, në një postim në rrjetet sociale, falënderoi regjisorin Eduart Grishaj dhe ekipin realizues për trajtimin e kësaj problematike, si dhe pjesëmarrësit në aktivitet për kontributin në diskutimin mbi parandalimin e dhunës.

Gjatë takimit, ambasadori kombëtar i UNICEF-it për Fëmijët, Alban Skënderaj, rikujtoi se parandalimi i dhunës është përgjegjësi e përbashkët dhe nis nga secili individ.

Në mesazhin e saj, Ambasada Gjermane iu bashkua thirrjes për mbrojtjen e të drejtave të çdo fëmije, duke sjellë në vëmendje sloganin e këtij viti: “Dita ime. Të drejtat e mia. E ardhmja ime”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.