Fëmijët zbukurojnë atmosferën e pragfestave të Nëntorit në Vlorë
Sheshi i Flamurit në Vlorë po bëhet gati për ceremonitë e festave të Nëntorit, ndërsa në qytet vijojnë aktivitetet kushtuar historisë dhe identitetit kombëtar.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga aktivitetet e fëmijëve në prag të këtyre festave. “Ditë nëntori në Vlorë”, shkroi Rama.
Gjithashtu në të gjithë vendin po zhvillohen aktivitete dhe veprimtari në kuadër të Javës së Alfabetit.
Aktivitetet kanë vijuar në shkollat e vendit përmes ekspozitave, punimeve dhe veprimtarive të ndryshme, në pritje të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Muaji nëntor shënon edhe dy data të rëndësishme të historisë kombëtare: 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë, që këtë vit shënon 114-vjetorin, dhe 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.