Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentët në Tiranë: Rinia, çelësi i së ardhmes së Shqipërisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT).
Gjatë vizitës, diplomati amerikan u njoh nga afër me programet e edukimit dhe inovacionit, të cilat synojnë përgatitjen e të rinjve për sfidat e së ardhmes dhe për marrjen e roleve drejtuese në shoqëri.
Në fokus të bisedës ishin gjithashtu idetë dhe propozimet e studentëve për zhvillimin e Shqipërisë, si dhe kontributi që brezi i ri mund të japë në këtë drejtim.
Përmes një postimi, ambasadori Wendt vlerësoi rëndësinë e të rinjve për të ardhmen e vendit, duke përcjellë mesazhin se rinia shqiptare mbetet një faktor kyç për zhvillimin e Shqipërisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.