☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 87.29 ▲0.88%
ARI 3,933 ▼1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $72,602 ▼ -1.71% ETH $2,011 ▼ -2.2% XRP $1.0330 ▼ -2.47% SOL $81.4700 ▼ -3.35%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 87.29 ▲0.88 % ARI 3,933 ▼1.69 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 87.29 ▲0.88 % ARI 3,933 ▼1.69 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
roze

Kris Jenner përplaset me Kim Kardashian për librin e saj: Jam e fyer

Kris Jenner përplaset me Kim Kardashian për librin e saj: Jam e fyer

Kris Jenner ka shpërthyer në zemërim ndaj një pasazhi në biografinë e re të vajzës së saj, Kim Kardashian, duke e cilësuar atë si fyes dhe duke kërkuar që pjesa të hiqet nga libri.

Në episodin e fundit të reality show-t “The Kardashians”, Kris reagoi ashpër ndaj një pretendimi të autorit Jonathan Van Meter në librin “Citizen Kim: The Woman Who Created the Future”.

Autori sugjeron se Kim mund të ketë përjetuar trauma gjatë fëmijërisë, edhe pse vetë ylli televiziv nuk mendon se ka kaluar diçka të tillë, duke shtuar se ajo thjesht mund të mos e kuptojë këtë.

Ky interpretim nuk i ka pëlqyer aspak Kris, e cila këmbënguli se fëmijët e saj nuk kanë përjetuar trauma gjatë rritjes.

“Thuaji se nuk dëshiron që të shkruhet asgjë për traumat e fëmijërisë, sepse nuk ke pasur të tilla. Kam punuar shumë për jetën time dhe për të qenë një nënë e mirë, në mënyrë që askush të mos përjetonte trauma gjatë fëmijërisë”, i tha ajo Kim-it.

Më tej, Kris kërkoi që pjesa për traumat të hiqej nga libri, duke shtuar: “Jam e fyer. Mund t’i thuash, në emrin tim, të shkojë në dreq. Kjo është shumë fyese për mua”.

Kim u shpreh se do t’ia bënte të qartë qëndrimin e nënës së saj autorit, ndërsa Kris vazhdoi të mbronte mënyrën se si kishte rritur fëmijët.

“Trashëgimia ime janë fëmijët e mi, ndaj nuk dua që dikush të ndërhyjë në atë që është e vërteta ime. Dhe e vërteta ime është se kam punuar shumë për t’ju rritur. Nuk ka pasur trauma. Trauma më e madhe që kemi përjetuar ishte dita kur u mbyll Toys ‘R’ Us”, tha ajo me ironi.

Edhe motrat e Kim-it reaguan ndaj këtij pretendimi. Khloé Kardashian pyeti se përse autori nuk mund ta merrte si të mirëqenë atë që thoshte nëna e tyre, ndërsa Kourtney u shpreh se edhe ajo do të zemërohej nëse dikush do të sugjeronte se familja e tyre kishte përjetuar trauma të thella gjatë fëmijërisë.

Por kjo nuk është hera e parë që Kris shfaq pakënaqësinë e saj ndaj biografisë.

Autori Jonathan Van Meter kishte treguar më herët se Kris kishte reaguar me zemërim kur mësoi se libri përfshinte edhe detaje rreth një tradhtie të saj të ndodhur rreth 30 vite më parë.

Sipas tij, Kris kishte pyetur me zemërim: “Pse na përfshiu Kim të gjithëve në këtë histori? Pse është në libër tradhtia ime e 30 viteve më parë?”.

Megjithatë, Van Meter sqaroi se dy ditë pas incidentit, Kris ishte qetësuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.