☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,170 ▲ +1.93% ETH $2,101 ▲ +2.88% XRP $1.3401 ▲ +0.62% SOL $82.7900 ▼ -0.65%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ambasadori Belortaja: Rritje e numrit të infektuarve në Kinë, shqiptarët të marrin në dorë vetë zgjedhjen për vendqëndrimin këto javë

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kinë rritet me rreth 3000 në ditë (gjithsej raportohen 20.613). Ndërsa vdekjet ditore shkojnë 50-60 (65 vdekje ditën që shkoi) 427 shifra gjithsej.

Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja shprehet se në Kinë situata me koronavirusin nuk është zgjidhur, por sipas tij nuk është as gjendje apokaliptike.

Belortaja ndër të tjera shton se, rastet në Kinë duke i llogaritur me vdekje ditore, shkojnë në 50-60, ku sipas tij vetëm ditën e djeshme u shkaktuan 65 viktima si pasojë e këtij virusi. Sipas ambasadorit shqiptarë në Kinës, deri më tani nuk ka ilaç kundër virusit nCoV.

“Në kohë epidemish e krizash është e pritshme që të plasin të dyja: edhe ekzagjerimet (deri në tablo apokaliptike!) por edhe euforia dhe shpartallimi i i virusit ..me rrahje gjoksi e recitime! Qarkullon dhe një video këngë këto ditë ”pop-style”, kur pas çdo strofe, një grafikë grushti e dërgon në djall virusin ..vetëm me një uppercut! Lulëzojnë mitet dhe imagjinata dhe pak hapësirë ngelet për shkencëtarët e vërtetë që po luftojnë të gjejnë rrënjët e virusit, izolimin e tij, ilaçin për shërim. Dhe masën mbrojtëse për më tej”, thekson Belortaja.

“Jam i shtrënguar të ndërhyj sërish për përgjegjësinë që kemi ndaj bashkëkombësve këtu. Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV!! (shih OBSh bashkangjitur). Numri i të infektuarve rritet me rreth 3000 në ditë (gjithsej raportohen 20.613). Ndërsa vdekjet ditore shkojnë 50-60 (65 vdekje ditën që shkoi). 427 shifra gjithsej. Jo vetëm udhëheqja e qeveria, por e gjithë shoqëria kineze i është dedikuar këtij prioriteti absolut: stopimit të epidemisë dhe gjetjes së formulës shkencore për shërimin. E hapur ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar. Por ende pa ndonjë deklaratë relaksi e ..zgjidhjeje!”, shprehet Belortaja.

Ambasadori i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të kujdesen për veten pasi deri më tani nuk ka zgjidhje konkrete.

“Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arsye për eufori. I drejtohem sidomos motrave e vëllezërve shqiptare në Kinë. Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen për jetën e përditshme: ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve këtu: administrative e higjeno-sanitare. Ato dinë më shumë se ç’bëhet këtu. E dyta, merreni në dorë vetë zgjedhjen tuaj për vendqëndrimin këto javë! Askush nuk ka zbuluar ndonjë formulë që s’jua tregon juve! Askush s’ka ndonjë platformë shtetërore të rezervuar! Merrni vendim të pjekur”, thotë Belortaja.

“Ndiqni së paku faqen e OB Shëndetësisë! Raportimi këtu (foto bashkangjitur) është vjetruar tashmë. Sot ka shifra të tjera. Të jemi optimistë në vullnetin e kapacitetet e Kinës dhe përpjekjen e përbotshme është vetëm njëra anë. Tjetra është persistenca e pashembullt e këtij virusi. Uroj shëndet e fat të mirë për gjithkënd, në Shqipëri, Kinë e anekënd botës”, shprehet ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.