Ambasadori i SHBA-së, Lu nis misionin e tij në Shqipëri
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka nisur sot zyrtarisht misionin e tij në Shqipëri.
Më pas në orën 11:30, Ambasadori Donald Lu do të jetë në një konferencë për shtyp në ‘Hotel Sheraton’, pas paraqitjes së letrave kredenciale.
Me anë të një video mesazhi për shqiptarët ambasadori Lu, në gjuhën shqip u shpreh se është një privilegj i madh për të që është në Shqipëri.
“Është një privilegj i madh për mua që jam këtu në Shqipëri, vendin e shqiponjave. Familja ime dhe unë presim me kënaqësi të njohim shumë prej jush dhe vendin tuaj të bukur”, tha ambasadori amerikan Donald Lu. Disa ditë më parë, ambasadori Lu, nëpërmjet një videoje prezantuese tregoi në gjuhën shqipe për veten e tij, për familjen dhe vendlindjen e tij, si dhe tregoi se çfarë pret të bëjë dhe të arrijë në Shqipëri