Ambasadori kinez Ye Hao : “Bashkëpunim në rritje midis Shqipërisë dhe Kinës”
Nga fjala e Tij në pritjen me rastin e mbarimit të mandatit të misionit të tij në Republikën e Shqipërisë
Ambasadori i Kinës në Tiranë, zotit YE Hao, në pritjen që dha me rastin e mbarimit të mandatit të misionit të tij në Republikën e Shqipërisë, duke bërë një përmbledhje të punës dhe marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës cilësoi se, gjatë këtyre tre viteve të Misionit në Shqipëri, ka bashkëpunuar me qeverinë shqiptare, parti të ndryshme dhe miqtë e Kinës për të konsoliduar miqësinë tradicionale Kino-Shqiptare dhe promovuar zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe duke marrë fryte pozitive.
Ambasadori YE Hao pohoi në këtë pritje ku ishin të pranishëm, autorite të larta të shtetit shqiptar se, “marrëdhëniet e bashkëpunimit miqësor kino-shqiptare kanë hyrë në një fazë të re zhvillimi të shpejtë e të konsoliduar dhe se, bashkëpunimet në fushën politike, ekonomike, kulturore dhe arsimore zhvillohen në një situatë shumë të mirë.Në këtë kuadër ai përmëndi thellimin e besimit reciprok politik dhe vazhdimin e shkëmbimeve në nivelin e lartë në mënyrë të vazhdueshme.
“Liderët kinezë në nivel të lartë, si anëtari i Komisionit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, njëkohësisht sekretari i komitetit të partisë së bashkisë së Pekinit z. Liu Qi, nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, znj. Zhang Rongming vizituan Shqipërinë. Kryeministri i Shqipërisë z. Rama kishte tre takime me Kryeministrin kinez z. Li Keqiang në Bukuresht, Tianjin dhe Beograd; delegacionet në nivel ministri, si delegacioni me në krye Kryetaren e Konferencës Konsultative Politike të Provincës Jiangsu, të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste të Kinës, të Kryetarit të Radios së Jashtme të Kinës, etj vizituan Shqipërinë; Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjeve, Ministri i Energjisë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e Parlamentit vizituan Kinën. Marrëdhëniet e mira politike midis dy vendeve tona janë baza e konsoliduar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të gjithanëshmem” , tha Ambasadori në fjalën e tij .
Ai foli për zgjerimin e pandërprerë të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar duke nënvizuar se “bashkëpunimet në projekte të mëdha kanë hyrë në një stad të ri”.
“Nga muaji janar deri në muajin e nëntorit të vitit 2014, volumi i tregtisë midis Kinës dhe Shqipërisë ishte 423 million dollarë, Kina është partneri tregtar i tretë për Shqipërinë. Sipas të dhënave statistikore të paplota, nga viti 2012 deri më sot, rreth 100 delegacione dhe më shumë se 1000 biznesmenë kinezë kanë vizituar Shqipërinë. U themeluan Shoqata e Biznesit Kino-Shqiptare dhe Shoqata e Biznesit Shqiptaro-Kineze, disa projekte të mëdha kanë hyrë në fazën e zbatimit. Për shembull, kompania China Copper ka investuar 6.76 milion dollarë për të blerë 50% të aksioneve të minierave të bakrit të kompanisë turke Nesko Metal në Shqipëri. Kompania e Minierave dhe Galerive të Ëenzhougut ka ndërtuar galerinë nr.9 në minierën e kromit të Bulqizës. Kompania Ëuxi Chengxiong ka investuar 10 milion dollarë për t’i ofruar palës shqiptare pajisjet për eksplorimin e naftës. Dhe një kompani fason kineze po ndërton fabrikën e këpucëve në Shqipëri. Disa projekte të tjera po promovohen në mënyrë të qendrueshme. Për shembull, kompania China Construction do të investojë 324 milion euro për të ndërtuar Rrugën e Arbrit, duke parashikuar që ndërtimi të fillojë në prill . Është hera e parë që Banka e Eksport-Imporit të Kinës ka dhënë kredi të butë pa garanci sovrane për një projekt. Kompania kineze “Sinohydro” nënshkroi me Bashkinë e Beratit kontratën tregtare për ndërtimin e by-passit të qytetit dhe rehabilitimin e lumit Osum. Kompania China Energy Fund ka vendosur zyrën përfaqësuese në Shqipëri dhe është duke diskutuar me palën shqiptare mbi bashkëpunimin për kompaninë e siguracionit dhe ndërtimin e hotelit me 5 yje. Kompania Gezhouba dhe China Energy Hope po diskutojnë për pjesëmarrjen në ndërtimin e një hidrocentrali dhe projektin e rikonstruksionit të rrjetit elektrik. Kompania Jierui e Provincës Shandong po vlerëson për investime në fushën e eksplorimit të naftës në Shiqipërinë. Kompania Jiangsu Zhejiang Mercent Culture planifikon të investojë 3.6miliardë euro për të ndërtuar fshatin turistik bregdetar. Kompania Haiteng e Provincës Zhejiang planifikon të investojë 1.5 miliardë euro për të ndërtuar Parkun Industrial në Durrës. Këto projektet të reja jo vetëm do të plotësojnë boshllëqet e bashkëpunimeve në projekte të mëdha midis Kinës dhe Shqipërisë, por edhe do të tërheqin më shumë kompani kineze që të investojnë në Shqipëri”, citohet fjalimi i Ambasadorit të Kinës në Tiranë, zotit YE Hao.
Duke ju referuar shkëmbimeve njerëzore dhe kulturore, Ambasadori kinez, cilësoi se janë thelluar njohuritë tona për njerin-tjetrin. Ai përmëndi, programin e Radios së Jashtme të Kinës e cila filloi transmetimin në Shqipëri, hapjen e Institutit të Konfucit në Universitetin e Tiranës me rreth 200 studentë në semestrin e parë, dhe faktin se katër shkolla në Tiranë vendosën mësimdhënien e gjuhës kineze.
“Ekspozita e Pikturave të Erashkave Kineze, Ekspozita e Veprave të Piktorëve të Njohur Kinezë, shfaqja e Grupit Kinez të artistëve me Aftësi të Kufizuar, shfaqja e Trupës së Këngëve dhe Valleve të Pekinit, shfaqja e Trupës së Muzikës Tradicionale Kineze të Bashkisë së Nanjingut dhe shfaqja e Delegacionit të Kongfu Kinez u zhvilluan me sukses në Shqipëri. U shfaq filmi i parë kinez Dixhital 3D i dubluar në shqip dhe u botua në gjuhën shqipe vepra e shkrimtarit kinez Mo Yan, i cili është i pari kinez që ka marrë Çmimin Nobel në Letërsi, botimin e albumit fotografik “Vendi i Shqiponjës”, filmi dokumentar “Të Gjithë janë të Afërmit Tuaj”, ishin aktivitet që përmëndi në këtë ngjarje Ambasadori Ye Hao, duke shtuar se “të gjitha këto kanë rritur ndikimin e kulturës kineze në Shqipëri dhe kanë forcuar shkëmbimet midis dy vendeve në fushën kultures”.