Ambasadori norvegjez: Kosova dhe Shqipëria, si dy vëllezër me shtëpi të ndara
Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë për Shqipërinë dhe Kosovën, Jan Braathu, eshte shprehur se Shqipëria dhe Kosova janë si dy vëllezër me shtëpi të ndara. Ambasadori pranoi se këtë shprehje e kishte huazuar nga ish- presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai mori pjesë në një bashkëbisedim në Universitetin AAB, ne Prishtine dhe duke komentuar deklaratat e Kryeministrit Rama për bashkim të shqiptarëve, u shpreh se, “në momentin që Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë, mendoj se Prishtina nuk do të jetë kryeqytet i Shqipërisë së Madhe”.
“Nuk besoj se Kosova do të jetë në qendër të aktiviteteve. Nuk besoj se Kosova do të jetë pjesë e politikave funksionale të Shqipërisë së Madhe. E më pas do të lindte problemi mes Jugut dhe Veriut të Shqipërisë, kështu që mendoj se qasja e Ibrahim Rugovës e shpjegon më së miri këtë gjë”, tha ai.
Ambasadori Braathu gjatë ligjëratës studentëve u foli edhe për historikun e shtetformimit norvegjez, për referendumin dhe monarkinë kushtetuese, si dhe shkaqet që çuan këtë shtet të refuzojë me referendum të hyjnë në Bashkimin Evropian, proces ky që ende është temë në Norvegji.
o teroris O krimnel Jo si dy vlezer por si shipni ertnike me harten 1887 Tes ne shiptart jena mbi 20 miljon ne bot na kerkojm kufit tan dhe perxhixhje per Krimet e evropes dhe sallavo Greke per Krime kinder popyllit shiptart