Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.76 ▼1.09%
ARI 4,708 ▲3.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,970 ▲ +2.07% ETH $2,102 ▲ +3.9% XRP $1.3427 ▲ +1.46% SOL $82.8800 ▲ +0.23%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.76 ▼1.09 % ARI 4,708 ▲3.3 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.76 ▼1.09 % ARI 4,708 ▲3.3 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ambasadorja Kim mesazh për 11 shtatorin: S’do harrojmë ata që humbën jetën para 20 vitesh, as shqiptarët aleatë që na qëndruan pranë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka dhënë mesazhin e saj për sulmet terroriste të 20 viteve më parë në 11 shtator. Ambasadorja shkruan se viktimat e pafajshme që humbën jetën në atë sulm dhe patriotët që kanë dhënë jetën duke mbrojtur SHBA, nuk do të harrohen asnjëherë.

“Ne gjithmonë do të kujtojmë miqtë dhe aleatët, si shqiptarët që qëndruan pranë nesh gjithmonë. Krah për Krah.”, shkruan ajo në rrjetin e saj social Facebook.

Postimi i plotë:

“Ne asnjëherë nuk do të harrojmë ata që humbën jetën më 11 shtator, 2001 dhe ata patriotë që dhanë jetën për të mbrojtur vendin tonë. Ne gjithmonë do të kujtojmë miqtë dhe aleatët, si shqiptarët që qëndruan pranë nesh. Krah për Krah”.

Edhe Ambasada ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001, ndërsa përmes një postimi shkuan se njerëzit që humbën jetën lanë pas të dashurit dhe komunitetet, të cilat nuk ishin më kurrë njësoj.

“Sot, ne shënojmë 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit dhe vajtojmë gati 3,000 jetë të marra shumë shpejt. Njerëzit që humbën jetët në Kullat Binjake, Pentagon dhe Shanksville – përfshirë dhënësit heronj të ndihmës së parë, që dhanë jetën për të ndihmuar të tjerët – lanë pas të dashurit dhe komunitetet, të cilat nuk ishin më kurrë njësoj. Ne nderojmë jetën dhe kujtimin e tyre në këtë rast solemn dhe vajtojmë atë që të gjithë kemi humbur në atë ditë të tmerrshme”- shkruan ambasada në reagimin e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.