roze
Ambasadorja Miranda Kerr
Përveç rolit të saj si ambasadore e “Swarovski” dhe “Kora Organics”, Miranda Kerr ka një pozicion të ri pune.
Ditën e enjte, modelja 32-vjeçare është emëruar si Ambasadorja e “The Royal Hospital for Women Foundation”. Pas bërjes publik të këtij lajmi, ish-modelja e Victoria Secret ka takuar stafin e spitalit përfshi doktorët, infermjeret si edhe pacientët. Ajo gjithashtu ka vizituar edhe qendrën ku ndodhen fëmijët e sapoardhur në jetë.
Kerr është shprehur se shëndeti i grave është shumë i rëndësishëm për të dhe ky rol i ri është diçka që do e bëjë me shumë pasion.