roze

Amber i shpëton dënimit me burg

Bashkëshortja e Johnny Depp, Amber Heard arriti ta shmangë dënimin për marrjen e dy qenve të çiftit në Australi në mënyrë të paligjshme.

Përpara gjykatës, aktorja u deklarua fajtore, ndaj akuzave se kishte falsifikuar dokumentet, me shpresën t’i kalonte kështu kafshët pa probleme.

Por bukuroshja 29-vjeçare nuk ia hodhi situatës vetëm me një ndjesë. Asaj i është dhënë një muaj provë për sjelljen që do të ketë në vazhdim, e nëse e shkel këtë detyrim do të paguajë 1.000 dollarë australianë, që për Amberin në fakt nuk janë shumë.

Ajo çfarë befasoi më tepër, sesa episodi në vetvete, ishte videoja e pazakontë e apologjisë së çiftit, ku të dy bashkë shprehin pendesë të thellë për veprimin e bërë dhe këshillojnë udhëtarët e tjerë të mos anashkalojnë respektimin e ligjeve të rrepta australiane.

Aktpadia fillestare ndaj Heardit bart në vetvete rrezikun e dënimit me një vit heqje lirie dhe gjobitjen me 10 mijë dollarë australianë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button