☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,736 ▲0.18%
DOW 52,524 ▲0.28%
NASDAQ 26,467 ▼0.04%
NAFTA 102.62 ▲2.72%
ARI 4,057 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,594 ▲ +0.11% ETH $2,332 ▼ -0.49% XRP $1.3120 ▼ -0.68% SOL $100.9300 ▲ +0.08%
S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,524 ▲0.28 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.62 ▲2.72 % ARI 4,057 ▼0.42 % S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,524 ▲0.28 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.62 ▲2.72 % ARI 4,057 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Amerika pas njohjes nga Izraeli: Do t’i qëndrojmë në krah Kosovës

Vendosja e raporteve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit po cilësohet si një zhvillim historik. Kjo njohje për Kosovën po cilësohet si një prej më të rëndësishmeve në dekadën e fundit, e cila ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruar në Washington nga Avdullah Hoti e Aleksander Vucic gjatë kohës kur Administrata amerikane drejtohej nga presidenti Donald Trump.

Implementimi i një marrëveshje të tillë është përshëndetur edhe nga Administrata e re e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se dita e vendosjes së raporteve diplomatike mes dy shteteve ishte një ditë historike.

Zëdhënës i Departamentit të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë që të jenë në krah të Kosovës përgjatë rrugës drejt integrimit në instancat euro-atlantike.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për formalizmin e raporteve diplomatike. Kjo ditë ishte historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dy rajonet. Kur partnerët tonë janë të bashkuar,  SHBA është e fortë. Amerika do t’i qëndrojë në krah Kosovës derisa vazhdon të lëvizë përpara drejt rrugës euro-atlantike”, ka thënë Price.

Megjithatë vendimi që Kosova të vendos Ambasadën në Jeruzalem nuk i ka pëlqyer fare Bashkimit Evropian. Zëdhënësi Peter Stano një vendim të tillë e ka cilësuar si të “vendim fatkeq”.

Vendosja e raporteve diplomatike dhe njohja e Kosovës nga Izraeli nuk është pritur  fare mirë as nga Serbia. Gjithashtu edhe Liga Arabe e ka kritikuar një vendim të tillë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.