☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,740 ▲0.23%
DOW 52,542 ▲0.31%
NASDAQ 26,467 ▼0.04%
NAFTA 103.36 ▲3.46%
ARI 4,055 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,540 ▲ +0.07% ETH $2,333 ▼ -0.52% XRP $1.3107 ▼ -0.79% SOL $101.0000 ▲ +0.16%
S&P 500 7,740 ▲0.23 % DOW 52,542 ▲0.31 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 103.36 ▲3.46 % ARI 4,055 ▼0.48 % S&P 500 7,740 ▲0.23 % DOW 52,542 ▲0.31 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 103.36 ▲3.46 % ARI 4,055 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Kombëtarja U15 fiton ndeshjen miqësore ndaj Hungarisë, vendos goli i Rouen Danit

Shqipëria U15 ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Hungarisë U15, në ndeshjen miqësore të luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”. Skuadra kuqezi ishte dominuese në pjesën më të madhe të lojës, ndërsa golin e vetëm të takimit e shënoi Rouen Dani në pjesën e parë.

Trajneri Bledar Borova e nisi sfidën me këtë formacion: Genis Mlloja, Gabriel Haka, Ergi Syziu, Uvejs Kadriu, Sergen Jakupi, Rogers Mecja, Damian Qatipi, Ersan Senko, Patrik Shurdhaqi, Savio Disha dhe Rouen Dani.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 20-të. Rouen Dani përfitoi nga një top i kthyer gabimisht nga mbrojtja kundërshtare dhe, i vetëm përballë portierit hungarez, e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë.

Një paraqitje të mirë zhvilloi edhe portieri Genis Mlloja, i cili ishte protagonist me disa pritje të rëndësishme, duke ndihmuar skuadrën të ruante avantazhin.

Në pjesën e dytë, Shqipëria pati mundësi për të shënuar sërish, por mungesa e saktësisë në finalizim dhe pritjet e portierit kundërshtar bënë që rezultati të mbetej i pandryshuar deri në përfundim të takimit.

Kjo miqësore i dha mundësinë trajnerit Bledar Borova të vlerësonte nga afër formën e lojtarëve të grumbulluar, teksa aktivizoi edhe futbollistët që nisën ndeshjen nga stoli.

Një test i vlefshëm për kuqezinjtë, që vijojnë punën për të konsoliduar grupin dhe për të përmirësuar më tej lojën e tyre.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.