Amerikanët e quajtën Kurtin “destabilizues”
Që nga viti 2005, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka organizuar protesta të shumta për kauza të ndryshme. Shumicën e rasteve, protestat janë manifestuar me akte të dhunës dhe dëmtim të pronës.
Ndër vite, ndonëse kanë ndryshuar shpesh herë në qëndrime, lëvizja e Kurtit në mënyrë konsistente ka përdorur mjete të dhunshme për të manifestuar pakënaqësitë, shkruan Indeksonline.
Madje në një analizë që Departamenti i Shtetit Amerikan ia ka bërë figurës së Kurtit, e paraqesin atë si një rrezik dhe faktor afatgjatë të destabilizimit të Kosovës.
Ky paralajmërim ishte bërë në vitin 2007 nga ish-ambasadorja amerikane në Kosovë, Tina Kajdanov, e cila tash është njeriu kryesor në administratën amerikane në luftën kundër terrorizmit në botë, shkruan Indeksonline.
Në raportin e zbardhur nga Wikileaks (http://goo.gl/VhCwi3) të 2007-së thuhet se konferenca për shtyp e Albin Kurtit demonstron se ai do të vazhdojë të kundërshtojë Kosovën dhe autoritetet ndërkombëtare dhe të flakë emocionet e kosovarëve që mund të jenë bërë të padurueshëm me procesin e statusit final.
“Veprimet e tija të kaluara janë të dëshmuara jo vetëm si të rrezikshme por edhe vdekjeprurëse dhe ai po premton se do të jetë edhe në të ardhmen forcë destabilizuese në Kosovë”, thuhet në këtë raport të shkruar nga ish ambasadorja amerikane në Kosovë, Tina Kajdanov.
Për më shumë lexoni:wikileaks.org/cable/2007/06/07PRISTINA453.html