☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,530 ▲2.94%
DOW 46,346 ▲2.5%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.30 ▼0.56%
ARI 4,703 ▲3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,796 ▲ +2.23% ETH $2,095 ▲ +3.86% XRP $1.3429 ▲ +1.9% SOL $82.5800 ▲ +0.54%
S&P 500 6,530 ▲2.94 % DOW 46,346 ▲2.5 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.30 ▼0.56 % ARI 4,703 ▲3.2 % S&P 500 6,530 ▲2.94 % DOW 46,346 ▲2.5 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.30 ▼0.56 % ARI 4,703 ▲3.2 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

AMF kalon “në sitë” vlerësuesit e dëmeve, revokohen 9 licenca, u mungonte dokumentacioni

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka filluar të kalojë në sitë vlerësuesit e dëmeve dhe vetëm në fund të nëntorit janë miratuar vendime që revokojnë  licencën për të paktën 9 persona. Referuar vendimeve të bëra publike nga ana e Autoritetit arsyeja kyçe që ka çuar në këtë masë ka qenë mungesa e dokumentacionit që duhet të ishte plotësuar në dosjen përkatëse të secilit. Një pjesë e mirë e tyre janë njoftuar për mungesën e Formularit A i cili është një formular bazë në dosjen e vlerësuesve të dëmeve.

“Në zbatim të Rregullores nr. 85, datë 03.07.2017 “Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”, formati i raportimit (Formulari A), është i detyrueshëm për t’u plotësuar dhe depozituar në Autoritet nga vlerësuesit e pavarur.

Sipas këtij formati, Autoriteti monitoron kërkesat e ligjit që lidhen me disponimin e policës së sigurimit të përgjegjësisë profesionale të vlerësuesit të dëmeve, referuar nenit 229, të Ligjit 52/2014, si dhe ushtrimin e veprimtarisë së tij brenda 6-muajve nga data e marrjes së licencës, referuar nenit 228, të këtij ligj” thuhet në vendimet e AMF.

Njoftimi rast pas rasti është bërë gjatë muajve të fundit duke kërkuar takime me subjektet e licencuar pranë AMF por që kjo në disa raste është marrë në konsideratë dhe në të tjera është neglizhuar çka çuar në marrjen e vendimit të revokimit.

Për të gjitha subjektet që tashmë ju është bërë njoftimi mbi këtë revokim është detyruese dorëzimi i licencës brenda 30 ditëve kalendarike nga marrja e vendimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.