🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,446 ▲ +1.06% ETH $2,090 ▲ +0.79% XRP $1.4145 ▲ +1.7% SOL $87.7800 ▲ +1.07%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

AMF miraton rregulloren për administrimin e likuiditetit për fondin e investimeve

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare miratoi rregulloren për administrimin e likuiditetit për fondin e investimeve nga shoqëritë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive. Rregullorja përcakton disa nivele të detyrueshme që fondet duhet ti mbajnë në aktive likuide të cilësisë së lartë.

Të tilla përcaktohen ato aktive që kanë një historik të dëshmuar se janë asete likuide, si në kushte normale, ashtu edhe në kushte të një tensioni të lartë në treg. Rregullorja përcakton edhe kriteret teknike në bazë të cilave aktivet klasifikohen si likuide dhe të cilësisë së lartë. Asete likuide të cilësisë së lartë, janë ato asete për të cilat ka një historik të dëshmuar se janë asete likuide, si në kushte normale të tregut ashtu edhe në kushte të një tensioni të lartë në treg.

Raporti i mbulimit të likuiditetit, që është raporti ndërmjet masës së aktiveve likuide të cilësisë së lartë dhe vlerës gjithsej neto të flukseve monetare dalëse, e parashikuar për një periudhë 30-ditore në kushte të tensionuara të tregut, duhet të jetë jo më pak se një. Kjo do të thotë se një fond investimesh duhet të ketë aktive likuide të paktën në vlerën e fluksit të parave që parashikohet se mund të dalë gjatë një muaji.

Fondet e investimeve kanë njohur zhvillim të shpejtë, ndërsa pritet që shumë shpejt të licencohen fonde të tjerë të investimeve.  Dy fondet ekzistuese që operojnë në treg deri tani numërojnë 33 mijë anëtarë dhe një total aktivesh prej rreth 470 milionë eurosh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.