Ekonomia

AMF pritet të licencojë një kompani të re brokerimi (agjent burse)

amfAutoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pritet të licencojë një kompani të re në tregun e letrave me vlerë. Në mbledhjen që do të zhvillohet të martën, AMF ka njoftuar se një nga pikat e rendit të ditës është projekti “Për licencimin e shoqërisë “Stock International Albania” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në letrat me vlerë dhe miratimin si agjent i lidhur i brokerit të licencuar të letrave me vlerë.

Subjekti i emërtuar “Stock International Albania” sh.a. në fakt ka disa muaj që ka nisur të ftojë individët që të investojnë në tregjet financiare ndërkombëtare duke iu drejtuar me telefon dhe me forma elektronike, ku bënte me dije se “Duke ju falënderuar për bisedën në telefon, jemi të nderuar t’ju prezantojmë platformën tonë online www.Stock.com, që ju mundëson tregtimin në tregjet ndërkombëtare financiare. Duam tju bëjmë me dije se ne jemi të licensuar dhe rregulluar nga të gjitha autoritet mbikqyrëse në Bashkimin Europian dhe në Shqipëri”. Sipas email, informacioni për kompaninë gjendej në faqen e internetit https://www.stock.com/en.
Mësohet se kjo kompani është një filial kompanisë mëmë Leadcapital Markets Ltd, një kompani investimesh e licensuar dhe e rregulluar nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Këmbimit të Qipros (“CySEC”), në përputhje me MiFID (EU) dhe e rregjistruar me autoritet rregullatore të gjitha shteteve anëtare të EU por jo duke u kufizuar vetëm në to, FCA (Mbretëria e Bashkuar), AMF (Francë) dhe BaFin (Gjermani).
Në raportimin në Kuvend në prill të vitit 2014, duke folur për tregun e letrave me vlerë, kryetarja e AMF-së Enkelejda Shehi nënvizoi se dinamika e zgjerimit të këtyre fondeve tregon interesin që kanë investitorët vendas për produkte të reja kursimi apo investimi. Nga ana tjetër ajo tërhoqi vëmendjen e konsumatorit që të tregohet i kujdesshëm, duke u shprehur se : “Mbetet e rëndësishme forcimi i regjimit të transparencës dhe edukimit të konsumatorit, duke pasur në vëmendje risitë që prodhojnë në treg veprimtaritë investuese financiare, me rreziqe jo gjithmonë lehtësisht të kuptueshme nga konsumatorët. Madje, rreziqet shtohen pasi kohët e fundit janë vërejtur përpjekje të subjekteve të palicencuara nga AMF për të
ofruar produkte apo shërbimeve financiare. Kjo dikton nevojën që konsumatori/investitori shqiptar të edukohet që investimet e tij financiare t’i drejtojë vetëm të subjekte financiare të
licencuara nga AMF”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button