🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,100 ▲ +1.41% ETH $2,125 ▲ +2.27% XRP $1.3259 ▲ +1.42% SOL $80.5900 ▲ +0.25%
S&P 500 DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA ARI S&P 500 DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA ARI
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Amnistia- Ministria e Drejtësisë dhe DPB në përfundim të draftit

Ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë thuajse të përfunduar draftin për amnistinë, nga ku pritet të përfitojnë një pjesë e madhe e të dënuarve.

Burime të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, sqarojnë se pas urdhrit të dhënë nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është ngritur menjëherë një grup pune i përbërë nga ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Burgjeve, të cilët na bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një analizë narrative të historikut të të dënuarve.

Grupi i punës gjithashtu ka identifikuar problematikat që mund të hasen nga amnistia, duke përpiluar dhe pikat ku do të udhëtojë drafti në fjalë dhe nga ku pritet të përfitojnë një pjesë e madhe e të dënuarve.

Sipas burimeve draftit është i plotë dhe është bazuar në një analizë të thellë të riskut të të dënuarve të cilët do të përfitojnë nga kjo amnisti. Mësohet se duke u bazuar në ligjin ekzistues dhe në eksperiencën nga e kaluara, të parët që do të mund të përfitojnë janë shtetasit e dënuar për vepra penale, ku parashikohet një dënim më i vogël se 5-vite burgim. Po ashtu do të përfitojnë shtetasit të cilët janë drejt fundit të dënimit dhe që kanë reflektuar sjellje të qëndrueshme dhe jo të rrezikshme karshi personave të tjerë. Personat që janë në shërbimin e provës, apo formave alternative të dënimit, janë pjesë e grupit të personave që mund të përfitojnë. Po ashtu një vëmendje të veçantë do të ketë për minorenët dhe gratë, të cilët vuajnë dënimet e tyre për vepra penale jo të rrezikshme për shëndetin e personave të tjerë.

Po ashtu nga amnistia, siç bëjnë me dije burime të ATSH-së, edhe pjesa tjetër e të dënuarve mund të përfitojë nga një ulje e dënimit. Në këtë rast analiza do të jetë edhe më e thelluar dhe në fokus do të jetë sjellja e tyre përgjatë kohës që kanë kryer dënimin dhe gjithashtu nëse këta persona kanë kryer më shumë se njëherë një vepër penale apo jo.
Siç mësohet nga burime të ATSH-së shume shpejt, ndoshta brenda javës së ardhshme, Drafti mund të jetë në duart e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili do t’ja paraqesë Presidentit të Republikës për vërejtje dhe më pas Këshillit të Ministrave për të marrë dakordësinë, nga ku do të nis një proçes tjetër, ai i diskutimeve në kuvend dhe më pas jetësimi i tij. Sipas të gjitha parashikimeve, amnistia pritet të jetësohet brenda muajit shkurt 2016.

Një vit më parë, kur një nismë e tillë u mor nga ish-Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, nga amnistia përfituan rreth 900 persona, të cilët lanë qelitë e tyre. Arsyeja kryesore asokohe ishte mbipopullimi, një plagë që ende “dhemb” në sistemin penitenciarë të vendit tonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.