🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.60 ▲1.3%
ARI 4,453 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,325 ▲ +1.04% ETH $1,903 ▼ -0.26% XRP $0.9982 ▼ -0.78% SOL $75.9500 ▲ +0.08%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.60 ▲1.3 % ARI 4,453 ▼0.47 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.60 ▲1.3 % ARI 4,453 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Amnistia penale merr dritën jeshile në Kuvend, Lamallari: Mundësi e dytë për integrim në shoqëri

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë të enjte, 18 qershor, me 84 vota pro projektligjin për amnistinë penale, një nismë kjo e hartuar që në muajin janar nga Këshilli i Ministrave.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, e ka cilësuar këtë vendim si një lajm të mirë dhe të shumëpritur për shumë familje shqiptare.

Ai theksoi se ky hap do të lejojë që kryefamiljarë, gra dhe të mitur të bashkohen me njerëzit e tyre të dashur, duke pasur nevojë për mbështetjen e shoqërisë pa gjykim apo stigmatizim.

“Miratimi sot në Kuvendin e Shqipërisë i amnistisë penale në vijim të hartimit dhe miratimit të saj në Këshillin e Ministrave në muajin janar të këtij viti është një lajm i mirë dhe i shumëpritur për shumë familje shqiptare, të cilat do të kenë pranë tyre njerëzit e dashur, përfshi kryefamiljarë, gra dhe të mitur, të cilët nga ky moment kanë nevojë më shumë për pranimin dhe mbështetjen nga shoqëria, pa gjykim dhe stigmatizim.”

Sipas ministrit, kjo amnisti buron nga humanizmi dhe vullneti i qeverisë për t’i dhënë individit një mundësi të dytë rishfaqjeje në shoqëri. Në mbyllje, Lamallari nënvizoi se ky vendim reflekton një politikë të re penale që shkëputet nga e shkuara represive, duke përqafuar vlerat evropiane drejt integrimit të plotë të vendit në BE brenda vitit 2030.

“Amnistia buron nga humanizmi dhe besimi i shoqërisë dhe institucioneve tek forca e ringritjes dhe kontributit të individit mbi një mundësi të dytë dhe jo ndëshkimit apo stigmatizimit të tij, e cila mishërohet përmes vullnetit të qeverisë shqiptare e udhëhequr nga vizioni për një politikë penale e cila duhet të shkëputet nga e shkuara me një natyrë thelbësisht represive dhe të përqafojë mendësinë dhe vlerat evropiane në një rrugëtim pa kthim të integrimit të vendit, qytetarëve dhe institucioneve shqiptare në gjirin e Evropës së bashkuar brenda 2030.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.