AMP: Në bashkëpunim me Prokurorinë kemi nisur verifikimet për goditjen e deputetit të PD-së
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të plagosjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, gjatë protestës.
Përmes një njoftimi zyrtar, AMP bën të ditur se hetimet po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 29 nëntor 2026, pranë Hotel Dajtit, ku deputeti 56-vjeçar dyshohet se është goditur me plumb gome në shpinë.
AMP thekson se do të vijojë verifikimin dhe hetimin e rasteve që lidhen me veprimtarinë e punonjësve të Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e ligjshmërisë dhe përgjegjshmërisë institucionale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.