⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 96.13 ▲2.37%
ARI 4,191 ▲2.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,396 ▲ +0.74% ETH $2,461 ▲ +1.7% XRP $1.3427 ▲ +1.55% SOL $106.0000 ▲ +2.07%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.13 ▲2.37 % ARI 4,191 ▲2.03 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.13 ▲2.37 % ARI 4,191 ▲2.03 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Konflikti SHBA - Iran

Analistët: Plani i SHBA-së për lehtësimin e sanksioneve ndaj flotës hije vështirë se do të shtojë cisternat në treg

Sipas firmës së gjurmimit detar Kpler, vetëm rreth 24 supercisterna mund të rikthehen realisht në tregtinë globale nëse Uashingtoni lehtëson sanksionet ndaj anijeve që kanë transportuar naftë të sanksionuar — sanksionet evropiane, mungesa e sigurimit dhe mosha e flotës mbeten pengesa serioze.

Plani i mundshëm i administratës Trump për lehtësimin e sanksioneve ndaj anijeve që kanë transportuar naftë dhe karburante të sanksionuara ka gjasa të ketë ndikim të kufizuar në rritjen e disponueshmërisë së cisternave, thanë të enjten tregtarë dhe analistë, siç raporton Reuters.

Diskutimet janë ideja më e fundit që administrata po shqyrton për të ulur çmimet e karburanteve dhe inflacionin. Tarifat e transportit detar janë rritur ndjeshëm javët e fundit, për shkak të sulmeve, kostove të larta të sigurimit nga rreziku i luftës dhe operacioneve të ndërlikuara për nxjerrjen e naftës nga Ngushtica e Hormuzit, të cilat kanë pakësuar anijet e disponueshme.

Firma e gjurmimit detar Kpler vlerëson se masa do të kishte praktikisht asnjë ndikim në krizën aktuale të cisternave. Kpler monitoron rreth 160 supercisterna nën sanksione amerikane — rreth 22 për qind e flotës tregtare — por 46 prej tyre janë mbi 20 vjeçare. Kur merret parasysh mosha dhe përjashtohen cisternat e Kompanisë Kombëtare Iraniane të Cisternave, vetëm rreth 24 anije mund të rikthehen në tregtinë globale.

Sipas David Tannenbaum, drejtor i firmës këshilluese Blackstone Compliance Services dhe ish-specialist i sanksioneve në Thesarin amerikan, kompanitë vështirë se do të marrin me qira cisterna që sapo kanë dalë nga sanksionet: për anijet e tregtisë ruse vazhdojnë sanksionet e Bashkimit Evropian, ndërsa për ato të lidhura me Iranin mbetet një barrë e madhe ligjore, pasi anijet u sanksionuan për mbështetje të një organizate terroriste. Licencat e nevojshme për rimarrjen apo shitjen e një cisterne të flotës hije kërkojnë zakonisht muaj, në mos vite, shtoi ai.

Anijet e flotës hije shpesh nuk kanë as certifikata klasi nga organe të pavarura inspektimi dhe as sigurim nga organizata të besueshme globale, çka i bën ato pak tërheqëse për tregun e rregullt. Megjithatë, vetë lajmi për një lehtësim të mundshëm i uli kontratat e ardhshme të tarifave detare: kostoja e marrjes me qira e një anijeje Aframax nga Bregu i Gjirit të SHBA-së drejt Evropës ra dukshëm, ndërsa zbritja e naftës amerikane WTI ndaj Brent-it u ngushtua në rreth 10.42 dollarë.

Nga ana e saj, Departamenti amerikan i Energjisë tha se çdo lëvizje për lehtësimin e sanksioneve ndaj flotës hije nuk do ta ndihmonte Rusinë të lëvizë naftën e saj. Një zyrtar amerikan, që foli në kushte anonimiteti, tha se diskutimet kanë të bëjnë me heqjen e sanksioneve rast pas rasti, në mënyrë që anijet t’u kalojnë operatorëve legjitimë dhe të transportojnë më shumë naftë të pasanksionuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.