Franca nis vendosjen e aseteve ushtarake në Arabinë Saudite, thotë Ministria e Jashtme
Franca ka filluar vendosjen e aseteve të saj ushtarake në Arabinë Saudite, njoftoi të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Pascal Confavreux, siç njofton Al Jazeera në mbulimin e saj të drejtpërdrejtë të luftës.
Sipas zëdhënësit, Parisi po vë ndërkohë në funksion edhe elementet operative të marrëveshjes së mbrojtjes me Riadin, në një moment kur mbretëria saudite përballet prej javësh me sulme të përsëritura me raketa dhe dronë nga Huthi-t e Jemenit, të mbështetur nga Irani.
Vendosja vjen pas njoftimit të bërë muajin e kaluar nga presidenti Emmanuel Macron, i cili kishte thënë se Franca do të dërgonte trupa dhe sisteme mbrojtëse në Arabinë Saudite për të ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe të infrastrukturës së vendit.
Hapi i Parisit shënon një përfshirje më të drejtpërdrejtë evropiane në krizën që ka përfshirë Gjirin, ku sulmet ndaj aeroporteve, objekteve të naftës dhe anijeve tregtare kanë rritur shqetësimin ndërkombëtar për sigurinë e furnizimeve me energji.
Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje për numrin e trupave apo për llojet e sistemeve që po vendosen, ndërsa autoritetet franceze e kanë paraqitur masën si pjesë të angazhimeve të ndërmarra ndaj partnerit saudit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.