🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 96.12 ▲2.36%
ARI 4,193 ▲2.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,331 ▲ +0.52% ETH $2,460 ▲ +1.51% XRP $1.3437 ▲ +0.78% SOL $106.1300 ▲ +1.57%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.12 ▲2.36 % ARI 4,193 ▲2.06 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.12 ▲2.36 % ARI 4,193 ▲2.06 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gjini: Daut Haradinaj fytyra e UÇK-së, emrin e tij disa e kanë problem edhe sot, gati tri dekada pas luftës

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar në mbrojtje të Daut Haradinajt, duke e cilësuar atë si një nga figurat e UÇK-së dhe duke kritikuar partinë në pushtet për sulmet e orkestruara ndaj tij.

Gjini ka thënë se është e pritshme që Dauti të ketë kundërshtarë, por ka theksuar se shumë parti politike do të dëshironin ta kishin atë në radhët e tyre, nëse ai nuk do të ishte kundërshtar politik.

“Dauti është fytyra e UÇK-së, e emrin e tij është krejt normale që disa që janë anti komb e kanë telashe edhe sot, gati tre dekada pas luftës”, ka shkruar Gjini.

Ai ka kritikuar atë që e ka cilësuar si standard të dyfishtë të disa partive politike, të cilat, sipas tij, harrojnë problemet dhe veprimet e njerëzve nga radhët e tyre, ndërsa përdorin akuza ndaj kundërshtarëve politikë.

Gjini ka ironizuar edhe me partinë në pushtet që dikur mbante armatim nëpër zyra, ndërsa sot përpiqen të paraqiten si shembull i politik.

“Daut Haradinaj nuk ka mbajtur molotov në zyrë, e as nuk e ka gjuajtur kuvendin me zollë. Dauti nuk i ka vjedh milionat me rrymë as me penj të spitaleve, e as me grurë të popullit. As nuk është fshehur, asnjëherë”, ka deklaruar Gjini.

Kryetari i Aleancës e ka përshkruar Daut Haradinajn si një kryengritës të pakompromis kundër Serbisë, duke e vënë theksin te kontributi i tij dhe i familjes Haradinaj në luftën për çlirimin e Kosovës.

“Dauti e familja Haradinaj ishin aty kur Kosova kishte nevojë për liri, dhe është këtu sot, siç do të jetë gjithmonë për vendin”, ka përfunduar Gjini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.