Maqedonia

Analistët: VMRO me qëndrimet e fundit rrezikon shtetin

Kërcënimin e VMRO-së rreth zbatimit të mëtejshëm të Marrëveshjes së Përzhinës, njohësit e çështjeve politike e cilësojnë si shenja të frikës dhe panikut në këtë parti për tu ballafaquar me pasojat e veprimeve të deritanishme. Sipas Alajdin Demirit, pretendimi i tillë rrezikon stabilitetin e shtetit, ndërsa për Jove Kekenovskin VMRO frikësohet për të ardhmen e saj.

“Duke pasur parasysh se zgjedhjet e 24 prillit janë edhe testi i fundit për Maqedoninë se a do të filloj negociatat me BE-në mendoj se është peshë e madhe që VMRO-ja dhe Gruevski nuk mund ta mbajnë , fakti që ai i ka pranuar të gjitha deri më tani dhe pranoi fajin është e domosdoshëm dhe nuk mund të luaj me një situatë të këtillë serioze si një person i papërgjegjshëm që të vendos shtetin në rrezik”, u shpreh Alajadin Demiri, analist për Alsat-M.

“Gjatë vitit të fundit kemi dëgjuar deklarata të turbullta dhe të papërgjegjshme para se gjithash para qytetarëve të Maqedonisë dhe para bashkësisë ndërkombëtare deklarata të lëshuara nga funksionarë të lart të VMRO DPMNE-së dhe nga zëdhënësi Ivo Kotevsi, kjo edhe një herë reagon se ata janë në panik duke u frikësuar nga ajo se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre “ tha Jove Kekenovski, analist.

Pas zërave për shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve në qershor siç u përfol në media, zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Ivo Kotevski theksoi se në rast të prolongimit të afatit të zgjedhjeve, Marrëveshja politike e Përzhinës nuk do të vlente më.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button