☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.08%
DOW 52,439 ▲0.12%
NASDAQ 26,476 ▼0%
NAFTA 101.90 ▲2%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,700 ▲ +0.96% ETH $2,335 ▲ +0.73% XRP $1.3185 ▲ +0.78% SOL $101.0200 ▲ +1.05%
S&P 500 7,729 ▲0.08 % DOW 52,439 ▲0.12 % NASDAQ 26,476 ▼0 % NAFTA 101.90 ▲2 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,729 ▲0.08 % DOW 52,439 ▲0.12 % NASDAQ 26,476 ▼0 % NAFTA 101.90 ▲2 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Analisti gjerman: Serbia drejt BE-së, vetëm duke e ndryshuar politikën ndaj Kosovës

“Që nga fillimi ishte e qartë se në fund të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të duhej të arrihej një marrëveshje obligative për normalizimin e marrëdhënieve”.

Kështu po thotë analisti gjerman, Bodo Weber, duke theksuar se detajet e marrëveshjes nuk dihen, por që të dyja palët duhet të angazhohen që të mos e bllokojnë njëra-tjetrën në BE.

“Duke pasur parasysh faktin se Serbia është shumë më afër anëtarësimit në BE, kjo në radhë të parë do të thotë se shteti serb nuk duhet ta pengojë rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Si anëtare e BE-së, ajo duhet ta ndryshojë politikën, dhe mos ta pengojë integrimin e Kosovës kur i plotëson kushtet”, tha Weber, transmeton Lajmi.net.

Sipas tij, “nuk ka asgjë të habitshme, që Vuçiq tha se para anëtarësimit në BE, duhet nënshkruar një dokument për normalizimin e raporteve me Kosovën”.

“Nuk e di a ishte një deklaratë e diktuar nga Brukseli apo Uashingtoni”, vazhdoi deklaratën e tij analisti gjerman.

Ai vlerëson se të dyja palët duhet ta përgatisin publikun për një përfundim të dialogut me normalizim reciprok.

“Një marrëveshje e tillë duhet të presë deri në vazhdimin e dialogut, dhe Gjermania si aktor i rëndësishëm në gjithë këtë proces nuk do të jetë aktive, pasi mungon qeveria e re”, deklaroi analisti gjerman.

Weber kujton se pikërisht në marrëveshjen e prillit 2013, Merkel kishte kërkuar heqjen e institucioneve paralele serbe nga Kosova.

“Unë besoj se BE-ja dëshiron ta përshpejtojë dialogun, duke synuar një marrëveshje të detyrueshme përfundimtare”, përfundon Weber.

Vuçiqi dje gjatë ditës deklaroi se BE-ja nuk do ta lejojë Serbinë që të bëhet anëtare e plotë, pa një dokument për normalizimin e raporteve me Kosovën.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.