Šapić hedh poshtë zërat për dorëheqje: Nuk e kam dhënë dhe nuk e planifikoj
Kryetari i Beogradit iu përgjigj me dy fjalë javores "Vreme", pas zërave që qarkulluan pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare
Kryetari i Beogradit, Aleksandar Šapić, i ka hedhur poshtë të mërkurën zërat se ka dhënë dorëheqjen dhe ka thënë se nuk planifikon ta bëjë këtë, siç njofton agjencia Beta. I pyetur nga javorja “Vreme” nëse është e vërtetë se ka dhënë dorëheqje ose planifikon ta japë, Šapić u përgjigj shkurt: “Jo, dhe nuk e planifikoj”.
Siç shkruan “Vreme”, zërat për dorëheqjen e tij u shfaqën pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës, ku lista “Serbia e Bashkuar” e mbledhur rreth Partisë Përparimtare Serbe (SNS), anëtar i së cilës është Šapić, doli e dyta.
Kërkesa për dorëheqjen e Šapićit ka pasur edhe më herët: lëvizja Kreni-Promeni e akuzon atë se në fund të shtatorit e sulmoi në rrugë dhe e lëndoi këshilltaren e saj bashkiake Tatjana Mićić dhe bashkëshortin e kësaj të fundit, pretendime që janë bërë objekt procedimesh institucionale.
Šapić është zgjedhur kryetar i Beogradit më 20 qershor 2022 dhe është rizgjedhur më 24 qershor 2024.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.