🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,054 ▼ -0.2% ETH $2,246 ▲ +0.24% XRP $1.1727 ▼ -2.36% SOL $90.1200 ▼ -0.03%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

Politologu dhe anëtari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, komentoi situatën brenda opozitës dhe rolin e Sali Berishës në zhvillimet e fundit politike.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News, Bejko theksoi se lidershipi aktual e ka shpërbërë strukturalisht Partinë Demokratike dhe e trajton atë si një pronë private. Sipas tij, mungesa e një strategjie afatgjatë dhe ndryshimi i shpeshtë i qëndrimeve politike tregojnë një krizë të thellë brenda opozitës.

Duke iu referuar deklaratave të Berishës për largimin nga politika vetëm kur të mos jetë mirë fizikisht apo mendërisht, Bejko vuri në dukje paqëndrueshmërinë në diskursin e tij:

“Një njeri që brenda dy ditësh mban qëndrime ekstremisht të kundërta dhe shumë agresive, nga denigrimi i partive të vogla te thirrjet për bashkim, tregon se nuk reflekton realitetin. Berisha nuk e kupton më pozicionin e tij dhe e mban peng rotacionin politik,” u shpreh Bejko.

Sipas Bejkos, Partia Demokratike sot nuk shihet më si një forcë reale pushteti dhe ka humbur aftësinë për të organizuar mbështetje masive popullore me forcat e veta:

“Partia Demokratike është shpërbërë në aspektin strukturor. Nga një parti që historikisht mbushte sheshet, sot është katandisur në shtojcë të protestave të studentëve apo partive të vogla. Berisha del përditë në televizor me retorika të forta dhe bën politikë të përditshme, por nuk ka asnjë vizion strategjik apo alternativë qeverisëse.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.