🌤️
Tiranë 39°C · Kryesisht kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.19 ▼0.01%
ARI 4,473 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $64,195 ▼ -0.23% ETH $1,913 ▲ +1.1% XRP $1.0210 ▲ +1.24% SOL $76.7300 ▲ +0.72%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.19 ▼0.01 % ARI 4,473 ▲0.73 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.19 ▼0.01 % ARI 4,473 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Andovski: Nuk ka vend për panik, të respektohen masat e mbrojtjes personale nga ethet e Nilit Perëndimor

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, së bashku me përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik, Qendrës së Shëndetit Publik Shkup dhe Klinikës së Sëmundjeve Infektive, në konferencën e sotme për shtyp informuan për situatën epidemiologjike lidhur me ethet e Nilit Perëndimor në vend.

“Po e informojmë publikun në kohë dhe në mënyrë transparente për situatën me ethet e Nilit Perëndimor. Kjo nuk është një sëmundje e re; ajo ka qenë e pranishme edhe gjatë viteve të mëparshme, ndërsa këtë vit, për shkak të situatës aktuale epidemiologjike, numrit të rasteve të konfirmuara dhe aktivitetit të virusit, u paraqit nevoja për një reagim më të fuqishëm institucional. Po e ndjekim situatën në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, Qendrat e Shëndetit Publik, Komisionin për Sëmundje Infektive dhe Klinikën e Sëmundjeve Infektive, me qëllim që rastet të identifikohen dhe të trajtohen në kohë, si dhe të parandalohet shfaqja e rasteve të reja”, theksoi Andovski.

Ai porositi se nuk ka vend për panik, por nevojiten kujdes dhe përgjegjësi, përkatësisht qytetarët duhet të ndërmarrin masa për mbrojtje personale, të veshin rroba të përshtatshme dhe të shmangin vendet ku ekspozimi ndaj mushkonjave është më i madh.

Marija Goçevska nga Instituti i Shëndetit Publik informoi se, deri më 11 gusht, janë regjistruar gjithsej 26 raste, prej të cilave dy janë raste të mundshme. Nga këto, 25 persona janë nga Shkupi dhe një nga Velesi. Sa i përket grupmoshës, dr. Goçevska bëri të ditur se 22 persona janë mbi 60 vjeç.

“Bëhet fjalë për raste autoktone nga vendi ynë, ndërsa një person ka udhëtuar në Greqi. Të gjitha rastet janë me formë neuroinvazive”, sqaroi Goçevska.

Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjeve Febrile, dr. Fadil Cana, informoi se pacientët po trajtohen në klinikë, e cila disponon kapacitete dhe diagnostikim të përshtatshëm.

“Katër pacientë konsiderohen si raste të dyshuara dhe procedura diagnostikuese është në vijim. Tetë pacientë janë liruar për mjekim në shtëpi, por, për fat të keq, duhet të informoj se një pacient 83-vjeçar ka ndërruar jetë. Pacienti vuante edhe nga sëmundje të tjera”, theksoi Cana.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.