🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,635 ▼ -1.3% ETH $2,367 ▼ -1.39% XRP $1.2769 ▼ -3.28% SOL $101.3900 ▼ -2.78%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Andrea Nahles femra e parë në krye të SPD

Andrea Nahles është femra e parë që në historinë 153-vjeçare u zgjodh kryetare e Partisë Socialdemokrate (SPD). Por Andrea Nahles fitoi vetëm 66,35% të votave.

Pas rezultateve më të dobëta në historinë e Partisë Socialdemokrate, që nga viti 1933, kryetari i mëparshëm i SPD Martin Schulz ishte nën presion të partisë dhe opinionit. Fillimisht vendosi të mos futet në koalicion me CDU/CSU dhe kancelaren Merkel. Por më vonë udhëhoqi negociatat me Merkelin dhe vendosi të marrë postin e ministrit të Jashtëm. Ndërsa nga kreu i partisë u tërhoq dhe propozoi Andrea Nahlesin si pasardhëse. Por vetëm disa ditë pas këtij vendimi, në janar, Schulz u detyrua të tërhiqet edhe nga kandidatura për postin e ministrit të Jashtëm. Ndaj Andrea Nahles ishte jozyrtarish drejtuese e SPD, ndonëse jo edhe kryetare. Në kongresin e zhvilluar në Wisbaden, ajo edhe zyrtariht mori këtë post.

Kryetarja e re e SPD Andrea Nahles fitoi vetëm 66,35% të votave, që është shumë më pak se ish-kryetari Schulz i cili në fillim të vitit të kaluar kishte fituar gati të gjitha votat e Kongresit. 47-vjeçarja Nahles fitoi në konkurrencë me kandidaten Simone Lan

Kush është Andrea Nahles?

Andrea Nahles ka qenë në përbërjen e kaluar të Bundestagut drejtuese e grupit parlamentar në Bundestagun gjerman dhe njihet si një politikane e fuqishme, me vendime të prera. Në kohën e negociatave për koalicionin e tanishëm me partitë e Unionit, pas dështimit të negociatave me liberalët dhe ekologjistët, Nahles është dëshmuar si një negociatore shumë e fuqishme dhe e prerë ndaj kancelares Merkel. Pas tërheqjes së Schulzit në janar të këtij viti, ajo ishte në fakt drejtuesja e SPD, por kryetare zyrtare u zgjodh tani. Nahles ishte edhe hallka kryesore e cila ka bindur anëtarët e SPD që të votojnë për futjen në koalicionin e tanishëm. Nahles apelon gjithmonë tek SPD që të jenë të vetëdijshëm dhe të mbrojnë me ngulm qëndrimet e tyre.

Socialdemokrate me bindje

Andrea Nahles ka lindur me 1970 në Eife, në një familje punëtorësh. Babai i saj ishte murator. Ajo është e njohur kaherë si një mbështetëse e krahut të majtë në parti. Me 1995 ajo është zgjedhur kryetare e rinisë socialdemokrate dhe në atë kohë ishte shumë më e afërt me qëndrimet e Oskar Lafontaine sesa të ish-kancelarit Gerhard Schröder, i cili në këtë post është zgjedhur në vitin 1998. Në vitin 2009 Nahles është zgjedhur anëtare e kryesisë dhe sekretare e përgjithshme e SPD. Me 2013 mori postin e ministres për Punë dhe çështje Sociale. Për punën e saj respektohej nga të gjithë në parti, por edhe tek partitë e Unioniot shumë shpejt fitoi bindjen e një politike te besueshme.

Fillimi i ri?

Pas rezultateve shumë të dobëta në zgjedhjet e fundit, Nahles tani duhet të organizojë një fillim të ri të partisë. Pjesë e këtij riorientimi mund të jetë edhe zhvendosja e partisë në të majtë, që mund të jetë vendimtare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen më së largu në vitin 2021. Në pyetjen pas përfundimit të gjimnazit se çfarë do të bëhet, ajo është përgjigjur: “Amvise ose kancelare!”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.