1500 efektivë policie në terren për protestat, autobotet me ujë vendosen pranë Kryeministrisë
Gazetari Eni Ferhati raportoi se 1500 efektivë policie janë dislokuar në terren për mbarëvajtjen e protestës e lajmëruar nga PD që pritet të nisë në orën 12:00.
Rreth Kryeministrisë janë vendosur edhe disa autobote me ujë që pritet të përdoren kundër protestuesve nëse do të ketë akte dhune.
Bëhet me dije se Kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa ftesa e tij e pestë për dialog është refuzuar sërish, pasi disa protestues kanë hequr jastëkët e vendosur jashtë godinë së qeverisë dhe letrat me mbishkrimin dialog.
Rreth orës 14:00 pritet të nisë edhe protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, të cilëve do t’u bashkohen edhe pedagogët.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.