“Anëtarësimi në BE, objekt strategjik kombëtar”- Balla zbardh detajet e takimit me ambasadoren e Bashkimit Evropian: Shq
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ku në fokus ka qenë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vijimi i negociatave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi bisedën si të frytshme, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së ritmit të negociatave dhe avancimit të agjendës evropiane të vendit.
Ai nënvizoi gjithashtu rolin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë proces, përmes avancimit të reformave, përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian dhe forcimit të mbikëqyrjes parlamentare.
Sipas Ballës, anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv strategjik kombëtar, që kërkon angazhim të vazhdueshëm, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët evropianë.
Postimi i taulant Ballës:
“Një bisedë e frytshme me Drejtuesen e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadoren Sofia Moreira de Sousa, mbi agjendën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave.
Kuvendi i Shqipërisë ka një rol thelbësor në këtë proces historik, përmes avancimit të reformave, përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së dhe forcimit të mbikëqyrjes parlamentare.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv strategjik kombëtar, që kërkon angazhim të qëndrueshëm, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.