Politika

Anëtarët e KQZ-së, përfitime nga dietat dhe karburantet

Pasuria

Kryekomisionerja merr 1.5 milionë overdraft. Shtjefni luan në ‘bursën’ e bonove

kqzKatër anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përfitojnë shuma të konsiderueshme nga dietat dhe fonde për karburantet. Sipas deklarimeve të depozituara për dy vite nga katër anëtarët, rezultojnë shuma të konsiderueshme pikërisht nga dietat për karburantet dhe udhëtime. Kryekomisionerja Lefterije Luzi, në bazë deklaratave të viteve 2012 dhe 2013, ka përfituar rreth 2 milionë lekë të vjetra nga rimbursimet për udhëtimet jashtë shtetit, dietat dhe karburantet. Si të ardhura kryesore bazë, katër anëtarët kanë deklaruar rrogat e tyre në institucionin e administratës së zgjedhjeve po ashtu edhe të ardhurat e pakta nga rrogat e bashkëshortëve, si dhe fëmijëve. Një element tjetër që është regjistruar në të ardhurat e anëtarëve të KQZ-së për deklarimet e pasurive që kanë bërë për vitet 2012 dhe 2013 është edhe rimbursimi që marrin për shpenzimet e transportit.

Kryekomisionerja

Në deklarimin e pasurisë që ka bërë kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, rezulton se ajo është e vetmja që disponon pasurinë në emër të gjithë familjes. Sipas deklarimit periodik që ka bërë kryetarja e KQZ-së, rezulton se bashkëshorti i saj nuk ka asnjë pasuri të regjistruar në emrin e vet, ndërsa i biri ka një llogari rrjedhëse me 15 mijë euro. Për vitin 2012, Luzi ka pasur ndër të tjera edhe një llogari bankare me vetëm 38 euro. Të ardhurat e saj janë kryesisht mbi pagat në institucionet ku ka punuar përpara se të merrte postin e kryetares së KQZ-së. Asnjë blerje apartamenti apo makine nuk është kryer nga kryetarja e KQZ-së gjatë dy viteve të fundit dhe është duke shlyer vetëm një kredi me afat 15-vjeçar dhe një overdraft me shumën e 1.5 milionëve lekëve.

Vera Shtjefni

Anëtarja e KQZ-së, Vera Shtjefni, në deklarimet periodike të pasurisë së saj deklaron se pjesë e të ardhurave, përveç pagës së saj si anëtare e KZ-së apo dhe pedagoge e jashtme në shkollë jopublike në Tiranë, por edhe në Shkodër, janë edhe interesat nga riinvestimet në ankandin e bonove të thesarit në Bankën e Shqipërisë. Në ndryshim nga viti 2012, në vitin 2013, Shtjefni ka deklaruar si shtesë një llogari rrjedhëse prej 15 mijë eurosh. Asnjë kredi, overdraft apo blerje apartamenti nuk ekziston e deklaruar në ILDKPKI.

Hysen Osmanaj

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2012-2013, anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj rezulton se bën një jetë të thjeshtë, modeste me të ardhura vetëm nga paga e tij, e bashkëshortes, e dy vajzave, si dhe e djalit. Në deklaratat e tij ka vetëm një kredi prej 49 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti, ndërkohë që ka vetëm katër depozita bankare me shuma modeste lekësh.

Klement Zguri

Anëtari tjetër i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, në deklarimin e pasurisë së tij për dy vitet e kaluara, deklaron se pjesë e të ardhurave janë paga e tij si anëtar i KQZ-së, e bashkëshortes dhe e djalit të tij. Të ardhurat e tij në vitin 2013 janë shtuar edhe nga shpërblimi që ai ka marrë për të përndjekurit politikë. Në deklarimin e pasurisë për 2012-n, Zguri ka pasur dy depozita bankare, me 20 mijë USD.

Tabela anëtarëve

Lefterije Luzi

Deklarimi për vitin 2012

-Depozitë në Tirana Bank lidhur me kartë krediti: shtuar 50 euro

-Pakësim llogari në 2012: – 143 055 lekë

-Llogari në ISP: 249 059 lekë

-Llogari në ISP: 228 216 lekë

-Llogari në ISP: 38 euro

-Depozitë në Banka Credins: 548 314 lekë

-Të ardhura nga paga në Kuvend: 980 104 lekë

-Të ardhura nga paga në KQZ: 391 035 lekë

-Shpenzime transporti: 85 217 lekë

-Të ardhura nga KLD: 100 000 lekë

Viti 2013

-Llogari në Intesa San Paolo: 282 245,00 lekë

-Llogari në ISP: 375 317,71 lekë

-Llogari në ISP: nga 38 euro në 264,59 euro

-Hapje llogari: 315 920 lekë

-Llogari në Credins: 78 850,41

-Të ardhura nga paga në KQZ: 1 858 886

-Shpenzime transporti: 420 000 lekë

-Udhëtime e dieta: 74 000 lekë

-Paga e bashkëshortit: 600 000 lekë

-Shlyerje kredie 15-vjeçare

-Ovedraft: 1 500 000 lekë (marrë në emër të bashkëshortit)

-Llogari rrjedhëse i biri: 15 807,32 euro

Klement Zguri

Deklarimi për 2012

-Depozitë në Intesa San Paolo: 15 mijë USD

-Depozitë Credins: 5 mijë USD

-Të ardhura si anëtar i KQZ: 1 395 420 lekë

-Të ardhura të fituara me ligj për karburant: 350 000

-Bashkëshortja: 400 000

-Paga e djalit: 400 000

-Kredi në Raiffeisen: 5 milionë lekë e pashlyer

Deklarimi për 2013

-Pakësim likuiditeti: 3 mijë USD

-Kontratë porosie për garsoniere: 20 000 euro

-Pakësim likuiditetit në ISP: 3 mijë USD

-Shitja e makinës: 50 000 lekë

-Blerje makine: 600 000

-Të ardhura të përftuara në KQZ: 978 292 lekë

-Të ardhura nga paga e bashkëshortes: 560 700 lekë

-Të ardhura bonuse nga karburanti me ligj: 245 000 lekë

-Të ardhura nga pensioni suplementar pas mbarimit si anëtar në KQZ: 262 100 lekë

-Të ardhura të përftuara nga shpërblim për të përndjekurit politikë: 133 000 lekë

-Të ardhura nga paga e djalit: 528 946 lekë

-Të ardhura nga shërbimi trajnues i komisioneve zgjedhore: 40 500

-Të ardhura nga paga e bashkëshortes në TVSH: 560 700 lekë

Hysen Osmanaj

Deklarimi për 2012

-Llogari rrjedhëse nga paga: 512 315 lekë

-Depozitë në BKT nga bashkëshortja: 100 000 lekë

-Depozitë në BKT nga vajza: 287 111 lekë

-Depozitë në Raiffeisen nga vajza: 618 856 lekë

-Depozitë nga djali në NBG: 360 000 lekë

-Të ardhurat nga paga si anëtarë i KQZ: 1 683 835

-Të ardhura nga bashkëshortja: 352 143 lekë

-Të ardhura nga vajza: 1 075 769 lekë

-Të ardhura nga vajza: 902 989 lekë

-Të ardhura nga djali: 442 354

-Shlyerje kredie për apartament 49 mijë euro

-Blerje e makinës: 750 000 lekë

Deklarimi për 2013

-Llogari rrjedhëse nga paga: 720 297 lekë

-Depozitë në Raiffeisen Bank: 622 255 lekë

-Depozitë në BKT: 300 000 lekë

-Depozitë në BKT: 705 000 lekë

-Depozitë në NBG: 510 000 lekë

-Të ardhura si anëtar i KQZ: 1 678 534 lekë

-Të ardhura nga paga e bashkëshortes: 332 444 lekë

-Të ardhura nga paga e vajzës: 1 243 285 lekë

-Mësimdhënia në UNT: 69 780 lekë

-Të ardhura nga paga e djalit: 537 573 lekë

-Shlyerje kredie: 49 mijë euro: pa shlyer 32 823 euro

Vera Shtjefni

Deklarimi për 2012

-Riinvestim në ankandin e bonove të thesarit në BSH: 66 127 lekë interesi

-Riinvestim në ankandin e bonove të thesarit: interesi 109 320 lekë

-Pjesëmarrëse në ankandin e BSH për blerje bono thesari shuma 1 milion, interesi 68 481 lekë

-Depozitë në Credins: 95 525 lekë

-Paga si anëtare KQZ: 1 683 835 lekë

-Rimbursim shpenzimesh transporti nga KQZ: 42000

-Pedagoge e jashtme në shkollë jopublike: 220 000 lekë

-Pedagoge e jashtme në shkollë Shkodër: 126 000

-Kursime nga dieta dhe udhëtime: 700 euro

Deklarimi për 2013

-Riinvestim në ankandin e bonove në BSH: interesi 103 362 lekë

-Riinvestim në ankandin e bonove të thesarit: interesi 57 375

-Riinvestim në bonot e thesarit: interesi 36 028 lekë

-Llogari rrjedhëse: 15 mijë euro

-Paga si anëtare KQZ: 1 678 534

-Rimbursim nga transporti KQZ: 420 000

-Paga si pedagoge e jashtme: 90 000 lekë

-Paga si pedagoge e jashtme në Shkodër: 94 032

ARTEMISA HOXHA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button